Ballkani Perëndimor mbetet në rendin e ditës të BE-së, deklaroi Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva gjatë diskutimit të theksave të Presidencës finlandeze të Këshillit të Bashkimit Evropian. Zaharieva komentoi se Helsinki do të kryesojë Këshillin në një periudhë të vështirë, sepse detyra më urgjente është ndryshimi i përbërjes së KE-së, por ajo është e bindur se shteti do ta përballojë situatën. “Finlandezët janë të mirënjohur me këtë se mund të arrijnë kompromise. Janë të shquar dhe me pragmatizmin e tyre verior dhe me përkushtimin në idenë evropiane”, tha Ministrja. Zaharieva shprehu kënaqësi për praninë e temës së Ballkanit Perëndimor në programin e Presidencës finlandeze dhe kërkoi që negociatat për aderimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të mos shtyhen për muajin tetor.
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 17°. Në Sofje do të jetë 12°. Gjatë ditës , në pjesën më të madhe të vendit do të jetë kryesisht me diell. Rreth mesditës dhe pas saj, kryesisht mbi rajonet malore dhe lindore, do të..
Ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agneza Rusi Popovska, i dërgoi një mesazh falënderimi drejtorit të Spitalit Universitar për Kujdes Intensiv dhe Mjekësi Emergjente "Pirogov" Dr. Valentin Dimitrov, duke shprehur mirënjohje për shpëtimin..
Në orën 12:00, nën tingujt e sirenave dyminutëshe, qytetarët në të gjithë vendin i bënë homazh kujtimit të Hristo Botevit dhe të atyre që vdiqën për lirinë e Bullgarisë, duke qëndruar në vend. Më herët gjatë ditës, mijëra njerëz u ngjitën në majën..
Gjatë natës , reshjet do të ndalen dhe retë do të shpërndahen dhe do të pakësohen. Në orët e mëngjesit, do të formohet mjegull afatshkurtër në fushat..
Bullgaria do të dërgojë një kërkesë të re për një pagesë të dytë në korrik në kuadër të Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi..
Byreku më i gjatë i mbushur me llokum trëndafili do të përgatitet në Kazanllëk. Ngjarja tradicionale e quajtur "Buka e Bullgarit" është pjesë e..