Shpimi i parë për naftë dhe gaz rreth qytetit Silistra në bregdetin bullgar të Detit të Zi është i pasuksesshëm. Në fund të muajit mars kompania “Shel Interneshënël Eksplorejshën end Divelëpmënt Italia S.P.A.” në të cilën një pjesë prej 50% ka “Shell”, 30% janë të kompanisë australiane “Udsajd Enerxhi”, kurse kapitali tjetër është i firmës spanjolle “Repsol”, zhvilloi një shpim tremujor në bllokun “Han Kubrat”. Bashkimi po studion edhe një pjesë tjetër, por në bregdetin verior të Detit të Zi. Rreth qytetit Silistra janë zbuluar depozita të hidrokarbureve, por ato nuk janë të përshtatshme për një fitim komercial, thuhet në raportin e “Udsajd”. Sondazhi është i vulosur dhe po ndërmerren studime për sondazhe të reja të ardhshme në bllok.
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të konsiderueshme, me reshje të lehta shiu gjatë ditës në vende të veçanta në rajonet lindore dhe malore. Ndërprerje..
Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili ka edhe shtetësi bullgare, u bë i qartë nga një postim i ministrisë izraelite në rrjetin social..
Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e padukshëm të progresit dixhital dhe inteligjencës artificiale. Këtë e deklaroi Zëvendëspresidentja Ilijana..
Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..