Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në fshatin Gela mbërrijnë gajdexhinj nga mbarë bota për garën tradicionale të gajdexhinjve

Foto: arkiv

Fshati Gela në malin Rodope i takon përsëri muzikantët popullorë që i bien kaba-gajdes. Sipas traditës gara zhvillohet në krahinën Livadhet e Ilindenit të shtunën e parë të muajit gusht. Çdo vit atje mbërrijnë njerëz nga mbarë Bullgaria. Vizituesit e ngjarjes gjithmonë janë jo më pak se 8000, ndërsa kohët e fundit numri i tyre arrin deri më 13 000. Festivali po fiton një popullaritet gjithnjë e më të madh dhe shndërrohet në një forum ndërkombëtar. Gjatë viteve janë regjistruar interpretues të huaj nga Japonia, Holanda, Hungaria, Franca, Britania e Madhe dhe Skocia. Gajdexhiu më i vogël i cili ka marrë pjesë në garë është 5 vjeçar, ndërsa ai më i moshuar – 85 vjeçar. Qëllimi i aktivitetit është që ta popullarizojë folklorin autentik të Rodopeve. Edhe sivjet në programin e festivalit marrin pjesë grupe këngëtarësh dhe instrumentistësh, grupe të cilat i prezantojnë zakonet tona popullore dhe interpretues individualë. Për humorin e mirë kontribuojnë dhe garat ndër valltarët amatorë, ekspozitat, demonstrimet e zanateve dhe lojërat folklorike.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Riti “Larja e dhëndurëve” kryhet në Ditën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo

Ditën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo, rajoni i qytetit Tërgovishte të Bullgarisë Verilindore, kryejnë ritin e "Larjes së dhëndurëve". Rituali kryhet për shëndetin dhe kalitjen, për prosperitetin e familjeve të reja që u martuan vitin e kaluar,..

botuar më 25-01-07 2.34.MD

Festivali “Surva” me kukerët do të vizitojë Sofjen më 5 janar

Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..

botuar më 25-01-04 6.00.PD

Fatin e Vitit të Ri e gjejmë te buka, arrat apo... një enë me unaza

Dita e parë e janarit është e mbushur me shumë emocione, pritje dhe gëzime të shoqëruara me shpresën për një vit të bekuar në të cilin çdo pjesëtar i familjes do të jetë i shëndetshëm dhe do të arrijë ëndrrat e tij. Në kalendarin bullgar të festave, 1..

botuar më 24-12-31 6.50.MD