Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kremtojmë përvjetorin e 116-të të Kryengritjes së Ilindenit

Foto: BTA

Në kremten e krishterë Ilinden – 2 gusht (sipas stilit të vjetër, apo kalendarit julian) në Bullgari shënojmë përvjetorin e 116-të të Kryengritjes së Ilindenit. Në qytetin Bllagoevgrad, në sheshin qendror “Maqedonia” ishin vendosur kurora lulesh para monumentit të kapedanit Goce Dellçev. Kryengritja e vitit 1903 është pika kulmore e përpjekjeve nacionalçlirimtare të maqedonasve dhe bullgarëve nga pjesa jugore e krahinës Trakia. Organizatorja e kryengritjes është Organizata e Brendshme Revolucionare e Maqedonisë dhe Edrenesë. Në betejat ndërmjet ushtrisë osmane 350-mijëshe në rajonet e qyteteve Manastir dhe Edrene janë vrarë 1000 kryengritës dhe 4 600 banorë vendas. Janë djegur 201 fshatra, 25 mijë veta gjejnë strehim në Principatën e Bullgarisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta kombëtare e pronarëve të impianteve fotovoltaike për shkak të rrezikut të falimentimit

Pronarët e centraleve fotovoltaike mbyllën rrugën kryesore Ruse - Sofje pranë tërfilit në fshatin Jasen në shenjë proteste kundër "çmimeve të larta balancuese".“Çmimet e bilancit dhe të disbalancës janë pothuajse të barabarta. Ato janë më të larta se..

botuar më 24-06-26 10.16.PD

Shënojmë Ditën Ndërkombëtare kundër Drogës

Më 26 qershor, të gjithë njerëzit në mbarë botën janë të ftuar të marrin një pozitë aktive në luftën kundër përhapjes së varësisë nga droga. Në lidhje me Ditën Ndërkombëtare për Luftën kundër Përdorimit të Drogave dhe Trafiqeve të Paligjshme,..

botuar më 24-06-26 5.10.PD

Parashikimi i motit për 26 qershorin

E mërkura do të jetë kryesisht me diell. Pasdite në gjysmën perëndimore të vendit do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje të shkurtra shiu, shtrëngata dhe breshër. Në zonat malore dukuritë do të jenë intensive. Temperaturat..

botuar më 24-06-25 7.40.MD