Bullgaria hodhi poshtë informacionet e publikuara në disa media gjermane dhe britanike, të cilat citojnë një hetim gazetaresk, sipas të cilit qëndrimi ndaj refugjatëve në Bullgari, Hungari dhe Greqi është i keq. Në këto media Agjencisë së BE-së për kufijtë e jashtëm “Frontex” i drejtohen kritika për këtë se lejon keqtrajtimin e refugjatëve nga ana e policisë kufitare në këto shtete.
Ministri i punëve të brendshme i Bullgarisë Mlladen Marinov nënvizoi se Bullgaria i respekton të gjitha urdhëresat dhe rregullate e lidhura me të drejtet e njeriut. Këtë ai e pohoi në Bavari, ku po ndodhet për vizitë pune. “Rojet kufitare bullgare përdorin forcë vetëm kur situata e kërkon këtë – për shembull në rastet e agresionit ndaj tyre”, shpjegoi Marinovi.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..