Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria hedh poshtë pohimet për keqtrajtim të refugjatëve në kufirin me Turqinë

Ministri Mlladen Marinov
Foto: Georgi Dimitrov

Bullgaria hodhi poshtë informacionet e publikuara në disa media gjermane dhe britanike, të cilat citojnë një hetim gazetaresk, sipas të cilit qëndrimi ndaj refugjatëve në Bullgari, Hungari dhe Greqi është i keq. Në këto media Agjencisë së BE-së për kufijtë e jashtëm  “Frontex” i drejtohen kritika për këtë se lejon keqtrajtimin e refugjatëve nga ana e policisë kufitare në këto shtete.

Ministri i punëve të brendshme i Bullgarisë Mlladen Marinov nënvizoi se Bullgaria i respekton të gjitha urdhëresat dhe rregullate e lidhura me të drejtet e njeriut. Këtë ai e pohoi në Bavari, ku po ndodhet për vizitë pune. “Rojet kufitare bullgare përdorin forcë vetëm kur situata e kërkon këtë – për shembull në rastet e agresionit ndaj tyre”, shpjegoi Marinovi. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkatërruan një grup për trafik migrantësh, kontrabandistët kanë marrë deri në 15 000 euro për person

Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..

botuar më 25-11-25 5.26.MD

Sipas presidentit Rumen Radev, paqja në Ukrainë do të shkruhet nga fitimtarët

“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..

botuar më 25-11-25 11.36.PD
Todor Çobanov

Bullgaria pret t’i kthehen mbi 2700 antika nga jashtë vendit

Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..

botuar më 25-11-25 11.12.PD