Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shijoni bukurinë e Jagodinës!

| rinovuar më 19-11-19 11.02.PD
4
Foto: arkiv

Ka një fshat në Rodopet Perëndimore, ku njeriu ka dëshirë të harrojë rrugën drejt shtëpisë. Ai sikurse është fshehur nga bota dhe shikimet kureshtare të njerëzve, të cilët kërkojnë dëfrime të zhurmshme. Rruga drejt tij është e vështirë, madje e rrezikshme, sepse kalon në rrjedhën e lumit Bujnovska, lumë ky i cili ka krijuar në vazhdim të disa mijëvjeçarëve grykën më të gjatë lumore në Bullgari, rreth 8 kilometra.

Në fund të rrugës së ngushtë pas kthesave të shumta shihet fshati Jagodina, si një çmim për pengesat e përballuara. Ai gjendet shumë afër kufirit me Greqinë. Në qoftë se jeni adhurues të komoditetit shtëpiak dhe ushqimit të shijshëm Jagodina pa dyshim do t’ju magjepsë me autenticitetin e vet dhe gjellët e shijshme të Rodopeve të gatuara me produkte vendase.

Rreth tre kilometra larg vendbanimit ndodhet Shpella Jagodinksa, e cila është e njohur si një nga mrekullitë e Rodopeve. Ajo është me tri kate, me shumë labirinte, ndërsa gjatësia e saj arrin 10 kilometra. Sipas studimeve të speleologëve shpella ekziston që prej qindra mijëra viteve. Afër hyrjes së saj është zbuluar një banesë eneolite, e ruajtur  shumë mirë, si dhe mbeturina të enëve prej qeramike dhe të sendeve të tjera nga epoka e bakrit (mijëvjeçari i IV para Krishtit).


Krahas formave origjinale shkëmbore, stalaktiteve, stalagmiteve, stalaktoneve, perlave shkëmbore, lëkurave prej leopardi (gjithsej 22 lloje prej të gjitha 28 formacioneve të njohura shkëmbore), sallave të bukura etj. një përshtypje të madhe bën dhe i ashtuquajturi “Mur i mëkatit”, ku sipas besimeve, në qoftë se ngjisni një monedhë, kjo të thotë se jeni të ndershëm. Në sallën e Vitit të Ri mund të shihni një Pemë të Vitit të Ri, me të cilën speleologët presin sipas traditës Vitin e Ri. Në po këtë sallë janë martuar afro 200 zemra romantike. Janë regjistruar rreth 11 lloje lakuriqe të natës. Gjashtë prej tyre janë ndër të kërcënuarit në Evropë. Pasdreke pas përjetimeve përrallore në Shpellën Jagodinska mund të shijoni perëndimin e diellit nga platforma “Orllovo Oko” (“Syri i Shqiponjës”), mu nën majën “Sveti Ilia” (“Shën Ilia”), 1563 metra mbi nivelin e detit. Atje vizituesit humbasin frymën e tyre para reliefit magnetik të Grykës Lumore Bujnovsko dhe panoramës që shtrihet para syve të tyre.


“Njeriu çuditet se si natyra ka arritur ta krijojë këtë bukuri dhe ndihesh krenar, sepse ky vend i mrekullueshën gjendet në atdheun tënd!

Nuk ka fjalë, me të cilat ta përshkruaj magjinë, bukurinë dhe madhështinë e malit Rodope!!!

Një përjetim i paharrueshëm, një pamje e jashtëzakonshme!!!”

Kështu e përshkruajnë pamjen të gjithë vizituesit e këtij vendi magjik, me të cilin çdonjëri dashurohet dhe do që të mbetet këtu për gjithmonë.

Pas përshtypjeve të grumbulluara në krahinat e Jagodinës vjen radha e gjellëve të shijshme të Rodopeve, të djathit shtëpiak dhe të reçeleve aromatike prej frutash pyjore. Të nesërmen, pas një mëngjesi të pasur me byrek rodopas dhe kos të dendur, mund të filloni një shëtitje tjetër drejt Trigradskoto Zhdrello (Grykës së Trigradit) dhe shpellës së frikshme Djavollskoto Gërllo (“Fyti i Djallit”), ku ndodhet ujëvarrja më e lartë nëntokësore në Ballkan. Legjendat që nga koha e trakëve tregojnë për “Fytin e Djallit” se çon drejt Mbretërisë Nëntokësore të Hadesit, ku këngëtari trak Orfeu ka dalë që të kërkojë të dashurën e vet Evridika. Humnera e shpellës është formuar nga rënia e shtresave tokësore dhe një lumë nëntokësor. Në sallën e madhe të shpellës, ku mund të shtrihet tempulli “Shën Aleksandër Nevski” jetojnë katër lloje lakuriqe të natës, ndër të cilat Miniopterus schreibersii dhe Myotis capaccinii, të cilat janë përfshirë në Listën e Kuqe Botërore. Itinerari në shpellë është i gjatë rreth 350 metra dhe është i siguruar shumë mirë. Pas përjetimeve të paharrueshme në galeritë shkëmbore do të keni kohë të mjaftueshme që të çlodheni në ujërat e ngrohta të pishinës me ujë mineral afër Devinit dhe përsëri të ktheheni në Jagodina.


Çdo vit në fillim të muajit shtator fshati shënon festën e vet me interpretimet e gajdeve dhe këndime nën yjet e qiellit.    

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Darina Grigorova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Udhëto ngadalë, pusho aktivisht apo se si turizmi rural në vendin tonë hyri në një fazë të re

Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..

botuar më 24-09-23 9.25.PD
Pallati Kombëtar i Kulturës

Një qendër teknologjike kozmopolite dhe një nga qytetet më të gjallëruara evropiane – edhe Vogue vlerësoi hijeshitë e Sofjes

Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..

botuar më 24-09-17 7.05.PD
Foto: Facebook / IV Festa e Balonave - Bellogradçik 2024

Bellogradçik ju fton në një Festë Balonash nga 20 shtatori

Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..

botuar më 24-09-14 3.25.MD