Anëtarësimi i Bullgarisë në NATO është një zgjedhje strategjike dhe është një nga garancitë kryesore për sigurinë kombëtare. Një element tjetër kryesor i strategjisë është pjesëmarrja e shtetit në realizimin e politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes të BE-së. Këtë e tha Zv. Kryeministrja dhe Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina zaharieva në përgjigje të pyetjes së deputetit të Partisë Socialiste Bullgare Anton Kutev për politikën e qeverisë në fushën e sigurisë kombëtare në kontekstin e mjedisit gjeostrategjik, i cili është duke u keqësuar. Ajo shtoi se politika e sigurisë kombëtare e Bullgarisë zhvillohet në përputhje me strategjinë për siguri kombëtare të miratuar nga Kuvendi.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..