Bullgaria do të jetë mikpritëse e një takimi në kuadrin e procesit “Akaba” gjatë vitit 2020. Kjo u bë e qartë pas takimit të Kryeministrit bullgar Bojko Borisov dhe Mbretit të Jordanisë Abdullah II në Aman. Procesi “Akaba” është iniciativë e Amanit për koordinim ndërkombëtar të kundërvënies së terrorizmit. Deri tani mikpritës të forumit kanë qenë Jordania, Shqipëria dhe Holanda.
Mbi 1,2 miliona migrantë ka në territorin e Jordanisë dhe Borisovi u angazhua ta shtrojë këtë problem para Bashkimit Evropian.
“Vlerësojmë lartë rolin e Jordanisë si “ishull i qëndrueshmërisë” në regjion dhe politikën e saj të jashtme balancuese”, shtoi Kryeministri bullgar. Në takim ishte shprehur dëshira e përbashkët për zgjerimin e marrëdhënieve të dobishme ndërmjet Bullgarisë dhe Jordanisë në fushën e mbrojtjes.
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të konsiderueshme, me reshje të lehta shiu gjatë ditës në vende të veçanta në rajonet lindore dhe malore. Ndërprerje..
Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili ka edhe shtetësi bullgare, u bë i qartë nga një postim i ministrisë izraelite në rrjetin social..
Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e padukshëm të progresit dixhital dhe inteligjencës artificiale. Këtë e deklaroi Zëvendëspresidentja Ilijana..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..