Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet e zgjedhjeve lokale në vend për raundin e parë pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave. Në kryeqytetin Sofja kryetarja e deritanishme e bashkisë Jordanka Fandëkova e fitoi raundin e parë me 36.42% dhe shkon në balotazh kundër Maja Manollovës me 27,7%. Në 9 qytete që janë qendra të rajonave - Vraca, Montana, Stara Zagora, Burgas, Veliko Tërnovo, Kërxhali, Gabrovo, Kjustendill dhe Haskovo kryetarët e bashkisë tanimë janë zgjedhur në raundin e parë, ku në 8 prej tyre fituesit janë kandidatët e partisë drejtuese GERB ose janë përkrahur prej saj. Në Kërxhali është rizgjedhur Hasan Azis nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë. Balotazhe do të ketë dhe në 17 qytete të tjera që janë qendra rrethi, duke përfshirë qytetet e mëdha Plovdiv, Varna dhe Ruse.
Radioja Kombëtare Bullgare organizon për herë të parë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Transmetuesve Publikë (Public Broadcasters International). Në konferencë marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të stacioneve publike të radios dhe..
Bullgaria mbështet fillimin e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo u deklarua në Luksemburg gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev. Komisionerja e BE-së për Zgjerim..
Bullgaria do të lejojë që një aeroplan që transporton Vladimir Putin të kalojë nëpër hapësirën e saj ajrore për të lehtësuar një takim të mundshëm midis Udhëheqësit rus dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Budapest. Kjo u njoftua nga..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi..