Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plovdivi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2019

“Shkrimi i Plovdivit” – një portret psikologjik i qytetit

Në Ditën e shkrimit sllav – më 24 maj, në Plovdiv startoi një fushatë nën moton “shkruaj me dorë”, kushtuar alfabetit cirilik dhe vendit të tij të veçantë në kulturën botërore dhe në programin e Kryeqytetit Evropian të Kulturës. Ideja qe të inkurajohet shkrimi me dorë, bile dhe në kohërat e digjitalizimit të plotë. Në projektin “Shkrimi i Plovdivit” u përfshinë  afro 4 mijë banues të qytetit dhe dy studio grafike, të cilët përpunuan dhe analizuan  shkrimin specifik me dorë të qytetarëve të Plovdivit dhe e rikrijuan në një shkrim specifik unikal për nga lloji i vet, i cili të mbetet një pjesë nga trashëgimia e Plovdivit si Kryeqytet Evropian i Kulturës 2019.


Ideja për këtë projekt lindi akoma përpara fillimit të nismës Kryeqytetit Evropian i Kulturës. Ne donim të frymëzoheshim nga qyteti dhe të krijonim në ndonjë farë mënyre shkrimin e Plovdivit – tregon dizajneri grafik Pavell Pavllov. Pasi provuam variantet e ndryshme – të frymëzohemi nga arkitektura, nga shtresat e shumta të qytetit, vendosëm se është më mirë t'u bëjmë dhe një pyetje njerëzve, qytetarëve, sepse ata janë shumë të ndryshëm dhe pozitivë dhe mbajnë në vetvete me të vërtetë karakterin e qytetit në variantin e tij më të plotë. Prandaj vendosëm të mbledhim shkrimet e dorës të njerëzve nga qyteti dhe mbi bazën e tyre t'i bëjmë një analizë dhe një portret psikologjik qytetit, të cilin ta rikrijojmë në formë për shtyp.

Banuesit e qytetit shkruam me dorë pangramin (një fjali, e cila përmban të gjitha germat nga alfabeti) “O moj tokë e shkëlqyer bullgare, tundi drithërat e lulëzuar!”, numrat nga 0 deri më 9, si dhe fjalinë “E dua Plovdivin, unë shkruaj me dorë!”. Metodika mbi bazën e së cilës është bërë analiza e dorëshkrimeve të mbledhura, po kështu është e vetme për nga lloji i vet:


Tani për tani nuk është bërë diçka e ngjashme në botë, kurse metodika, të cilën e përdorëm e përpunuam vetë – sqaron Pavell Pavllov. Për çdo një germë dalluam mënyrat, në bazë të të cilave mund të shkruhet, mesatarisht nga 2 deri më 8 mënyra të ndryshme. Pas kësaj filluam të analizojmë çdo një formë të veçantë, duke parë se cila germë në çfarë mënyre është shkruar, i numëruam, llogaritëm dhe karakteristikat bazë të shkrimit, si pjerrësinë e shkrimit të dorës, gjerësinë dhe karakterin e tij, dhe u formuan rezultate jashtëzakonisht specifike.

Cilat tipare dolën se janë karakteristike për dorëshkrimin e Plovdivit?

Thelbësorja, të cilën mund të themi se është karakteristike për banuesit e Plovdivit në përgjithësi është ngrohtësia jonë përgjigjet Pavell Pavllov. Këtu rreth 63% nga njerëzit shkruajnë me forma dominuese të buta të shkrimit, gjë e cila flet për një ngrohtësi dhe një hapje ndaj botës. Është interesante se pjerrtësia e shkrimit të banuesve të Plovdivit me kalimin e kohës ndryshon. Njerëzit e rinj shkruajnë shumë më shtrembër, kurse tek të moshuarit pjerrtësia është shumë më e madhe. Përveç kësaj të rinjtë shkruajnë më butë, kurse të moshuarit në mënyrë më të mprehtë, gjë e cila po kështu flet se të rinjtë janë më të hapur ndaj botës, por të moshuarit në parim janë më të rreptë. Këto janë rezultate shumë interesante për qytetin tonë.

Pas muajve të gjatë të një pune të nderë, shkrimi i ri i shtypit  i Plovdivit  tanimë është fakt. Ai do të dhurohet për një përdorim të lirë më 1 nëntor në Ditën e iluministëve popullor dhe do të propozohet në sajtin plovdivtypeface.com në 7 skica të ndryshme.


Shkrimi i ri është i paracaktuar të përdoret nga njerëzit në qytetin e Plovdivit. Shpresojmë që ata ta njohin dhe të jenë të lumtur nga ideja jonë, të fillojmë ta shikojmë gjithnjë e më shpesh nëpër qytet. Ai mund të përdoret nga të gjithë krejtësisht falas për prezantime, tabela nëpër qytet, kartëvizita, për çdo gjë. Presim që imagjinata e njerëzve vendas të na çojë në drejtime të kundërta shpreson Pavell Pavllov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: plovdivtypeface.com


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e qytetit Çernomorec "kyçin" detin

Qyteti bregdetar Çernomorec shënon festën e tij në Ditën e Shën Nikollës Çudibërësit. Shën Nikolla nderohet si shenjtor mbrojtës i peshkatarëve dhe marinarëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një procesion litik me ikonën mrekullibërëse të Shën..

botuar më 24-12-06 6.10.PD

Sofja tashmë disponon sheshin më të madh të patinazhit në Ballkan

Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..

botuar më 24-12-05 10.01.PD

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD