Presidenti bullgar Rumen Radev deklaroi se liria e lëvizjes në territorin e BE-së është e drejta e shtetasve bullgarë. Kështu ai komentoi fjalët e homologut të tij francez Emmanuel Macron, se preferon që njerëzit nga Guinea dhe Bregu i Fildishtë të vijnë në Francë në mënyrë legale, sesa bullgarët apo ukrainasit, duke përdorur kanalet e tyre ilegale.
Sipas Radevit në politikën evropiane është e papërshtatshme dhe e papranueshme që kombësive t’u jepen etiketa. “Marrëdhëniet ndërmjet Bullgarisë dhe Francës i kanë themelet e tyre shumëvjeçare të miqësisë dhe bashkëpunimit dhe po të ketë ndonjë problem mes nesh, nuk është kjo mënyra e zgjidhjes së tij”, mendon kreu i shtetit.
Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme tashmë e ka thirrur për sqarime rreth fjalëve të Macronit ambasadorin francez në Sofje dhe pritet se të hënën do të ketë më shumë informacion.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë ditës, do të jetë me vranësira dhe do të ketë shi nga perëndimi në lindje. Pas drekës, ato do të..
“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore dhe si portë për të gjitha mallrat dhe shërbimet që vijnë nga Azia drejt Evropës”, tha presidenti..
Qeveritarët kishin informacion paraprak për sanksione të mundshme ndaj kompanive ruse të naftës, dhe më konkretisht ndaj “Lukoil”-it, deklaroi në korridoret e Kuvendit Popullor kreu i partisë GERB, Bojko Borisov, sipas raportimit të gazetares së..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..