Ministrat e jashtëm të Bullgarisë dhe të Gjermanisë Ekaterina Zaharieva dhe Heiko Maas festuan në Berlin 140 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona. Në fakt kontaktet bullgaro-gjermane janë më të vjetra – marrëveshja e parë mes shtetit bullgar dhe Mbretërisë së Gjermanisë është që nga viti 843. Është me rëndësi se sot jemi partnerë dhe aleatë. Investimet gjermane te ne janë 3 mlr euro, çdo vit 1 mln turistë gjermanë vijnë në Bullgari, ndërsa 350 000 bullgarë punojnë në Gjermani, tha Zaharieva. Politika e jashtme bullgare meriton respekt për përpjekjet për integrim të Ballkanit Perëndimor dhe për Traktatin e Miqësisë me Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili është një shembull për tërë regjionin. Desha që edhe shtetet e tjera të jenë kaq të guximshme, siç është Bullgaria, tha Maas.
Kuvendi Popullor miratoi përfundimisht, në lexim të dytë, ndryshimet në Ligjin për Nxitjen e Investimeve. Me këtë shtesë, asetet e kompanisë ruse “Lukoil” në Bullgari mund të shiten vetëm pas një vendimi të Këshillit të Ministrave dhe pas një qëndrimi..
Nuk priten tronditje në tregun e karburanteve në Bullgari, as rritje çmimesh pas sanksioneve të vendosura nga SHBA ndaj kompanive ruse të naftës “Rosneft” dhe “Lukoil”. Këtë e deklaroi për BTA kryetari i Shoqatës Bullgare të Naftës dhe Gazit,..
Kryeministri Rosen Zheljazkov thërret në orën 11:00 një mbledhje pas vendimit të SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj “Rosneft” dhe “Lukoil”. Në takim do t’i paraqiten kryeministrit raporte mbi çështjen nga ministrat e punëve të brendshme, të..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të..