Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në “Trupat e huaj” këngëtari Stenli ka tërhequr muzikantë nga Mançesteri dhe Dublini

Foto: @stenliofficialpage

Pas një pauze prej 17 vitesh në tregun muzikor bullgar u përhap albumi i ri i Stanisllav Sllanevit - Stenli – “Trupa të huaj”. Ai ka qenë vokal i grupeve “Tangra” dhe “Sprint”. Ka dhe disa albume të veta “Lotët е endacakut” (1990), “Rruga drejt tempullit” (1992) “Si e ke emrin” (1994) dhe “I preokupuar” (2002). Fansat e tij u befasuan shumë këndshëm se pas një pauze kaq të gjatë ai rikthehet në skenë me muzikë të re.

“Në këtë album unë nuk jam autor për herë të parë – na tregoi Stenli.– Pas kaq shumë vitesh desha ta prezantoja diçka më të ndryshme. U njoha rastësisht me Bllago Anastasovin nga grupi “Hayes & Y”. Ai dhe djemtë e tjerë, gjithashtu bullgarë, banojnë që prej shumë kohe në Mançester të Anglisë, ku merren me muzikë. Vitin e kaluar erdhën për një koncert timin dhe doli se janë fansa të mi. Kështu u njohëm dhe unë i propozova Bllagos, që të kompozoj diçka për mua. Më pëlqeu atë që më dërgoi dhe atëherë lindi ideja që ai të kompozojë tërë muzikën për albumin tim. Kam punuar tërë dimrin për orkestrimin e këngëve bashkë me Svetljo Këslevin. Sigurisht që në tërë procesin mori pjesë në mënyrë shumë aktive dhe Bllago. Pasi mbaruam punën e dërgova tërë materialin në Dublin të Irlandës dhe atje albumi u masterua.

Këngët e Stenlit gjithmonë kanë bërë përshtypje dhe kanë pasur tekste origjinale. “Trupat e huaj” nuk është përjashtim.

Dy prej teksteve janë të Aleksandër Petrovit – një mik i dashur dhe autor i talentuar i shumë teksteve për këngë bullgare. Kemi punuar me të që në kohën e “Tangrës”. Natalia Simeonova ka tri tekste. Para disa vitesh ajo shkroi tekstet e të gjitha këngëve të albumit “Rruga drejt tempullit”. Ljudmilla Sllaneva – bashkëshortja ime, ka një tekst. Aktori Dani Rashev ka shkruar tri tekste, ndërsa Ljubo Kirov krijoi vargjet e këngës “Trupa të huaj”.

Stenli ka bërë përpjekje që të ruajë stilin e vet, me të cilin i është i njohur publikut. Për këtë qëllim ai ka përdorur efekte të ndryshme të përhapura gjatë viteve 80, të cilat aktualisht po rikthehen në pop muzikën botërore. Albumi ka dhjetë këngë. Tashmë është gati dhe videoja e këngës “Trupa të huaj”, siç titullohet dhe albumi. Regjia është e Vasill Stefanovit, Producenti është Ljubo Kirov – një këngëtar tjetër i dashur nga skena e pop muzikës bullgare. Në video ka marrë pjesë edhe vajza e këngëtarit – Nikol. Aktualisht Stenli është duke bërë një remix të këngës në fjalë, që të tërheqë vëmendjen e brezit të ri të dëgjuesve. Si single i dytë së shpejti do të jetë gati dhe balada “Qelq i thyer”. Albumi shpërndahet nga “Virginia Records”, ndërsa Stenli është producenti i tij. Gjatë 2020-ës këngëtari i njohur, bashkë me Dimitër Kovaçevin – Funky (bas), Nikollaj Nikollaevin (bateri) dhe Stanisllav Vëllçevin (kitarë) do të promovojë albumin në qytete të ndryshme të Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri në Ditën Botërore të Muzikës

Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare, me dirigjentin kryesor Konstantin Ilievski , po e nis sezonin e saj të ri krijues me një koncert festiv në Sallën "Bullgaria" të kryeqytetit më 1 tetor - data e shpallur nga UNESCO si Dita..

botuar më 25-10-01 6.35.PD

"Nata vdes vetëm" ... një duet debutues nga dy aktorë të rinj

Dy aktorë të rinj - Alena Vergova dhe Bojan Todorov - prezantojnë këngën e tyre duet, të titulluar "Nata vdes vetëm". Kjo është gjithashtu kënga e parë nga albumi i ardhshëm debutues i Bojan, i cili na tregoi se si lindi ideja: "Po këndoja..

botuar më 25-09-30 6.10.PD

"Para se të thuash jo" – grupi D2 kthehet në formacionin e tij origjinal

Një rikthim i shumëpritur është tani fakt - 19 vjet më vonë, D2, një nga grupet më të dashura të rokut, është rikthyer në formacionin e tij origjinal. Gjatë këtyre pothuajse dy dekadave, ideja e kthimit të Diço-s si frontman është diskutuar..

botuar më 25-09-29 6.00.PD