Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Siguri Kombëtare, të thirrur nga Presidenti Rumen Radev për shqyrtimin e tensionit në Irak dhe regjion, pjesëmarrësit u bashkuan rreth qëndrimit se ka nevojë për ulje të menjëhershme të tensionit, sepse kriza kërcënon paqen jo vetëm në plan regjional, por dhe në plan global. Këtë pozitë Bullgaria do ta mbrojë në të gjitha nivelet në plan kombëtar dhe ndërkombëtar. Shërbimet e sigurisë u ngarkuan me detyrën ta ndjekin situatën pa ndërprerje dhe t’i analizojnë të gjitha proceset me potencial për gjenerimin e rreziqeve për sigurinë kombëtare. Ministria e Punëve të Jashtme do të mirëmbajë një kapacitet për një kontakt të pandërprerë me shtetasit bullgarë në zonat e tensionit. Ministria e Mbrojtjes do të ndërmarrë masa për sigurimin e parrezikshmërisë së ushtarakëve bullgarë që marrin pjesë në misione dhe operacione përtej kufirit. Në rast ndryshimi të gjendjes do të ndërmerren masa suplementare për mbrojtjen e popullsisë dhe të objekteve nga infrastruktura kritike e vendit, vendosën pjesëmarrësit. Në debat morën pjesë Kryetarja e Parlamentit Cveta Karajançeva, Kryeministri Bojko Borisov, ministrat e punëve të jashtme, ministrat e punëve të brendshme, të mbrojtjes dhe të financave, shefi i mbrojtjes, udhëheqësit e shërbimeve speciale, si dhe përfaqësues të partive parlamentare. Pas mbledhjes Presidenti Radev u bëri thirrje vendeve që të mos ndërmarrin veprime që çojnë në rritje të tensionit dhe të mirëmbajnë dialog për zgjidhjen paqësore të situatës me mjete diplomatike. SHBA-ja dhe Irani duhet respektojnë edhe Marrëveshjen Bërthamore të Iranit, komentoi gjithashtu Kreu i Shtetit.
Serbia blen avionë luftarakë “Rafale” nga Franca për 2.7 miliardë euro Për gjithsej 2,7 miliardë euro, Serbia do të blejë nga kompania franceze “Dassault Aviation” 12 avionë të rinj luftarakë “Rafale” – 9 me një vend dhe 3 dyvendësh...
Kabineti i dytë zyrtar, i kryesuar nga Dimitër Gllavçev, u betua para Kuvendit Popullor. Detyra kryesore e ekipit të ministrave në detyrë do të jetë sërish mbajtja e zgjedhjeve të ndershme, me votimin e radhës të parakohshëm parlamentar të planifikuar..
Në zbatim të Kushtetutës, presidenti Rumen Radev nënshkroi një dekret për emërimin e qeverisë së propozuar nga i nominuari për kryeministër të përkohshëm, Dimitër Gllavçev . Kabineti i ri pritet të betohet menjëherë para Asamblesë Kombëtare. Në..