Një valle popullore të vrullshme luajtën rreth 20 veta të guximshëm në ujërat e akullta të liqenit Miçigen, duke valëvitur flamurin bullgar. Rreth 300 veta bullgarë të tjerë u gëzoheshin nga bregu, duke kërcyer dhe ata nën tingujt e daulles dhe të gajdes. Hareja i kishte detyruar të harrojnë për temperaturën pak mbi zero dhe fryrjen e erës.
Pak përpara kësaj ati Gruju Conkov nga kisha “Shën Sofia” rreth Çikagos shërbeu një liturgji festive, bekoi të gjithë të pranishmit dhe hodhi kryqin. Me një aftësi dhe shpejtësi mundi ta nxjerrë nga thellësitë e akullta Ivo Kostovi – i lindur në qytetin Razgrad.
Kështu për vit të radhës, bullgarët nga Çikagoja shënuan dhe festuan traditën e Ujit të Bekuar. Të gjithë organizimin e vështirë të kësaj shfaqjeje emocionuese dhe të madhe të paraqitjes së një atdhedashurie të madhe në një largësi prej 8 000 kilometrave nga atdheu është vepër e Dellço Stoevit 29 vjeç dhe e shoqes së tij të ngushtë Sonja Petrova.
Dellçoja ka emigruar nga Bullgaria me prindërit e vet gjatë vitit 2004, por dhe sot e kësaj dite e mban Bullgarinë në zemrën e vet. Për faktin sesi i vjen ideja për këtë iniciativë lidhur me ditën e ujit të Bekuar në Çikago, ai tregon:
“Përpara viteve, akoma si i vogël në qytetin Kërxhali, ku jam rritur, çdo vit më 6 janar, unë hidhesha në pendë . Në bazë të këtij shkaku unë doja që të krijoja diçka të tillë dhe këtu, në Çikago, ku ka një bashkësi të madhe bullgare. Deri në këtë moment as gjëkundi në Amerikë nuk festohej dita e “Bekimit të ujit” /Theofania/, asnjë nuk e ka marrë përsipër kujdesin të merret me këtë. Shikoja sesi në Bullgari e realizojnë këtë rit kaq të bukur. Duket se kohët e fundit kanë përfshirë dhe vallet, të cilat luhen në ujë, përpara viteve nuk bëhej kështu. Mblidhen njerëz të shumtë - të buzëqeshur, me hare. Ata nderojnë traditat e veta. Kjo më dha kurajë që të organizoj dhe këtu një festë të tillë.”
Fillimin Dellçoja e vë vet gjatë vitit 2015. Vjet mblidhet një publik rekord–rreth 360 veta. Për llogari të kësaj, sivjet është rekord dhe numri i atyre të cilët kanë marrë guximin të hidhen në ujërat e akullta.
“Kësaj radhe në iniciativë u përfshi dhe konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë në Çikago Ivan Ançev, për të cilën unë i jam shumë mirënjohës”, tregoi Dellçoja. Organizatori i ngjarjes doli si mes guximtarëve të cilët u futën në ujërat e akullta, kështu dhe me gajde në duar, me qenë se përpara 3 muajve, apostafat për këtë ngjarje ka filluar të marrë mësime tek gajdexhiu Kirill Ketev.
Për emocionin të valëvitësh flamurin bullgar mbi Miçigenin, Dellço Stoevi thotë:
“Është gjë e jashtëzakonshme. Unë dhe për shkak të kësaj e mora iniciativën të mund të bëj diçka të ndryshme për bullgarët këtu – të mund të mblidhemi sa më shumë njerëz dhe bashkë të mund të përjetojmë momentin dhe të ruajmë traditat bullgare”.
Kurse tani, njerëzit tanë në Çikago po përgatiten për vit të dytë të radhës të festojnë Survën bullgare. Ngjarja organizohet prej dy entuziastëve të tjerë – Emill Millanov dhe Nikollaj Vasilev nga qyteti Pernik.
Por, siç thotë Dellçoja, bashkësia bullgare është e bashkuar jo vetëm në ditët e festave, por dhe në ditët e përditshme: “Bullgarët këtu janë të lidhur, çdo një përpiqet të ndihmojë tjetrin”. Një pjesë e madhe prej tyre jetojnë me mendimin që një ditë të bukur të mund të kthehen në atdhe. Jeta në mërgim jo gjithmonë është një ëndërr e realizuar, kurse çdo një zgjedhje jetike ka çmimin e vet.
“Jeta e bullgarit këtu kalon në një ditë pune rreth 10-12 orë në ditë, ngarje të kamionëve dhe shumë pak kohë, e cila mbetet për familjen. Më në veçanti kjo është e lidhur me shoferët e maunave, të cilët janë me javë të tëra në rrugë”.
Kur janë pushim, ata preferojnë të shkojnë në qendrat kulturore bullgare, nëpër kafenetë bullgare, diskotekat dhe klubet folklorike, të shpien fëmijët e tyre në shkollat bullgare të ditës së diel – një Bullgari e vogël, larg nga rrënjët e veta (sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme vetëm në Shtetet e Bashkuara bullgarët janë 300 000).
Prej rreth 2 vjetëve shteti po mendon strategji për kthimin e bullgarëve të shpërndarë nëpër botë në atdhe. Qe shpërndarë ideja për një stimulim financiar të njerëzve të rinj, të gatshëm ta bëjnë këtë hap, me shuma deri më 1200 leva në muaj në kuadrin e vitit. Por, a është kjo rruga për kthimin e tyre në Bullgari? ”Po të bëjnë pensionin 1200 leva - po” – qesh Dellçoja, kurse pas kësaj seriozisht shton: ”Nuk mendoj, se kjo mund t'i stimulojë njerëzve të rinj që të kthehen. Më në veçanti kur duhet të mbajnë familje”. Në fakt, sipas tij, pikërisht problemi financiar është ai bazë, i cili i dëbon bullgarët larg nga atdheu. Sa u përket të tjerave, siç vë në dukje ai, “Bullgaria është një vend shumë tërheqës. Ajo ka absolutisht çdo gjë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografitë janë të siguruara nga Dellço Stoevi
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..
"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..