Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Drejtori i ri i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare me ide avangarde për Radio Bullgarinë

Foto: BGNES

Mbase shumë pak veta e dinë se afrimi im i parë me radio gazetarinë profesionale është në Redaksinë e Gjuhës Angleze të Radio Bullgarisë. Këtë e tha drejtori i përgjithshëm i porsazgjedhur i Radios Kombëtare Bullgare Andon Balltakov gjatë prezantimit të konceptit të tij për zhvillimin e medies kombëtare në Këshillin për Mediat Elektronike.

Në strategjinë e tij programore Radio Bullgaria zë një vend shumë të rëndësishëm sa i përket pranisë shumëgjuhësore të Radios Kombëtare Bullgare në hapësirën digjitale.Për këtë qëllim drejtori i ri i përgjithshëm parashikon 2 programe-podkast të përditshme me një prani efektive digjitale, drejtuar 2 auditorëve të ndryshëm. Nga njëra anë do të tërhiqet një auditor i ri - lexues, dëgjues me qëllim njohjen e Bullgarisë nga njerëzit jashtë shtetit dhe ndihmë në ndonjë farë mënyre  politikës së jashtme bullgare. Nga ana tjetër do të ofrohet një informacion për ata të cilët e vizitojnë Bullgarinë. Për Andon Balltakovin është me rëndësi që një njeri i huaj të mundë, pasi të hyjë në sajt, të fitojë një përshtypje fillestare për vendin tonë.

Andon Balltakov e ka përfunduar arsimin e tij të lartë në Universitetin për Ekonomi Kombëtare dhe Botërore në Sofje, ka shkallë të masterit në biznes administratë nga universiteti “Yale”. Gjatë vitit 94 fillon të bashkëpunojë në Radion Kombëtare Bullgare, pas kësaj bëhet drejtues në “Radio Vitosha”. Pak më vonë merr pjesë në ekipin e lajmeve të programit “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare. Pas një konkursi specializon në BBC. Karriera e tij jashtë kufirit kalon përmes agjencisë Associated Press në Nju Jork dhe CNN Digjital, ku zë pozita menaxheri. Aktualisht Andon Balltakov drejton kompaninë konsultuese në fushën e mediave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në konceptin e tij për zhvillimin e Radios Kombëtare Bullgare, drejtori i sapo zgjedhur i përgjithshëm propozoi një metodë rrënjësisht të ndryshme dhe inovative, e cila fitoi  përkrahjen e anëtarëve të Këshillit për Mediat Elektronike. Disa prej tyre nuk fshehën shqetësimet e veta se koncepti është vështirë të realizohet në situatën e tanishme në Radion Kombëtare Bullgare. Një nga masat të cilat i propozon zoti Balltakov është për forcimin e gjendjes financiare të radios publike. Ai propozon që financimi të realizohet përmes një transferimi nga buxheti i shtetit dhe ai të jetë një funksion i Produkti i Brendshëm Bruto ose i të ardhurave nga taksat. Në konceptin e vet zoti Balltakov propozoi dhe shtim të të ardhurave personale të Radios Kombëtare Bullgare përmes produkteve të larmishme të cilat i prodhon Radioja Kombëtare Bullgare në strukturat e veta të veçanta.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë

Popullsia bullgare në Shqipëri është 7057 persona – 3691 burra dhe 3366 gra. Kjo duket qartë nga një njoftim i Institutit Kombëtar të Statistikave INSTAT, cituar nga BGNES. Kjo e vendos komunitetin bullgar në vendin e tretë në Shqipëri pas..

botuar më 24-06-28 5.31.MD

Festojmë Ditën Kombëtare të Shqiponjës

Ornitologët dhe dashamirësit e shpendëve festojnë sot Ditën Kombëtare të Shqiponjës. Me këtë rast përfaqësues të Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve prezantojnë para publikut të gjerë fakte interesante për jetën e llojeve të ndryshme të..

botuar më 24-06-27 9.17.PD

Udhëheqësit evropianë lëkunden sa u përket nominimeve për postet kryesore në BE

Ndryshe nga pritshmëritë, udhëheqësit evropianë nuk arritën një konsensus mbi katër kandidatët kryesorë për postet kryesore të BE-së në takimin e tyre të hënën e kaluar. Megjithatë, ka të ngjarë që kjo të ndodhë në takimin e tyre të rregullt të enjten..

botuar më 24-06-26 1.15.MD