Më 31 mars kompozitori i njohur bullgar Ivan Stajkov do të mbushte 89 vjeç. Ai kishte lindur gjatë vitit 1931 në Sofje. Ivan Stajkov përfundoi Akademinë Muzikore Kombëtare “Panço Vlladigerov” në degën e pianos. Ka qenë një nga nxënësit e fundit të kompozitorit dhe pianistit tonë të madh Dimitër Nenov. Karrierën e vet profesionale e filloi si krijues i aranzhimeve dhe punoi në bashkëpunim shumë të ngushtë me Josiv Cankovin dhe “Big Band”-in e Radios Kombëtare Bullgare. Krijoi aktivisht në fushën e muzikës pop dhe të mjuzikallit. Ai është dhe autor i muzikës për filma, të pjesëve klasike, të teksteve për këngë. Mes këngëve të tij popullaritet më të madh kanë fituar “Ura e të dashuruarve”, “Çdo gjë e mirë në këtë botë është blu”, “Po ecim nëpër rrugë të dy”, “Takimi i parë” e të tjera. Ai është autori i muzikës dhe të aranzhimeve në filmin e parë muzikor bullgar “Ikje në Ropotamo”. Është mbajtës i dekoratave të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe i çmimeve të ndryshme, mes të cilave: çmimi i publikut me “Rapsodinë në 7” në konkursin në qytetin Plovdiv dhe me medaljen “Kirill dhe Metodij të shkallës së parë” gjatë vitit 1981.
Le të kujtohemi për muzikantin e madh bullgar me një nga intervistat e tij të fundit, të cilën ai e dha për Radio Bullgarinë:
Në lidhje me 85-të vjetorin e kompozitorit, “Big Band”-i i Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent Antoni Donçev prezantoi “Në ikindi” – koncert me pjesë të Ivan Stajkovit. Në skenën e studios numër 1 të Radios Kombëtare Bullgare qenë dhe solistët Mimi Nikollova, Vasill Petrov, Snezhina Temellkova, Vlladimir Marinov dhe Genço Vërtovski. Dëgjoni:
Përkulja në shenjë nderimi do të zhvillohet më 05 shkurt 2020, ditën e mërkurë, nga ora 12.00 në kishën e Varrezave Qendrore të Sofjes.
Më 24 nëntor Sonja Jon[eva për herë të radhës debutoi shkëlqyeshëm në skenën e Metropolitan Operas në Nju Jork. Ajo tashmë e ka interpretuar rolin e Maddalena nga “André Chénier” i Umberto Giordanos në La Scala të Milanos në vitin 2023 dhe në Operën..
Adhuruesit e muzikës pop dhe pranisë ekspresive skenike me siguri mezi presin takimin para Krishtlindjeve me Veselin Marinov. Tashmë është një traditë e gjatë që këngëtari të japë një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës (NDK) para festave të..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: bc-bg.com, архив, Facebook/ Podkasti “Filmoteko”