Për ne si shtet i ri roli i Bullgarisë është shumë i rëndësishëm, sepse Bullgaria si në vitin 1999, po ashtu dhe në vitin 2008 kishte dhënë një mbështetje të parezervë për Kosovën. Kështu që edhe Bullgaria ka një rol të veçantë në historinë e shtetëformoimit të Kosovës – tha Ambasadori i Republikës së Kosovës në Sofje z. Edon Cana në ditën festive të Pavarësisë.
“Sfidat e shumta na kanë bërë edhe më të fortë” – vazhdoi Ambasadori. “Por përveç politikës mund të them se arritja më e madhe do të ishte në aspektin e sportit – se si të rinjtë tanë e demonstrojnë dëshirën t’i tejkalojnë sfidat për të fituar, për të qenë kompetitivë dhe dua të veçoj se për mua ato ndjenja të fitores së Majlinda Kelmendit në Brazil gjatë garave olimpike, fitoret e ekipit të futbollit të Kosovës dhe të shumë atletëve dhe sportistëve të ndryshëm, janë arritja më e madhe për ne sot. Sepse tani Kosova dhe populli i saj janë të barabartë me shtetet e tjera të rajonit dhe kanë mundësi të barabarta... Dhe në 12-vjetorin e Pavarësisë mund të them që arritja ndoshta më e madhe është aftësia, potenciali dhe dinamika e demokracisë së Kosovës për t’i tejkaluar ndryshimet. Si në rastin e fundit kur Kosova ka demonstruar një maturitet të jashtëzakonshëm demokratik me zgjedhjet shumë të mira, një stabilitet politik. Kështu që Kosova provoj se ka një demokraci mjaft e shëndoshë”.
Ju ftojmë të dëgjoni tërë intervistën me z. Edon Cana, në të cilën ai foli për marrëdhëniet në Ballkan pas formimit të qeverisë së re të Albin Kurtit, për normalizimin e dialogut me Serbinë, për perspektivën e bashkëpunimit Bullgari-Kosovë, sidomos në aspektin ekonomik.
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të pestë më të madh parlamentar - "BSP - E majta e bashkuar" Atanas Zafirov shprehu bindjen se duhet të..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë nacionaliste "Vëzrazhdane" Kostadin Kostadinov tha se partia e tij është e gatshme të propozojë një..
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha presidenti Rumen Radev në fillim të takimit me përfaqësuesit e GERB-SDS në Presidencë. Gjatë..
Bullgaria duhet të marrë financim të synuar për mbrojtjen - këtë e ka kërkuar eurodeputeti bullgar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrej Novakov..
Sipas sondazhit të rregullt sociologjik të Agjencisë “Gallup International Bolkan” në janar 2025, shoqëria ka pritshmëri të moderuara për ndryshime..