Më 20 shkurt nga ora 19.00 në studion Nr. 1 të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) do të mbahet koncerti i radhës i serisë “Big Bend Xhaz Akademia” – një prej projekteve të reja të Big Bendit të BNR-së, që filloi gjatë muajit janar të vitit 2019. “Xhaz Akademia” zbaton me sukses misionin e vet për të zbuluar talente të reja muzikore dhe t’u sigurojë jo vetëm mundësi për shfaqje, por edhe shans për të qenë solistë në radio-orkestrën prestigjioze me dirigjent Andoni Donçev.
Këtë herë fokusi është tek grupi SoulBmoll. Gjatë muajit maj të vitit 2019 në tregun muzikor u përhap albumi i tij i parë me 10 këngë origjinale. Në koncert muzikantët e rinj do të prezantojnë këngët e albumit të tyre të parë, por me orkestrim për big bend. Le të rikujtojmë se në edicionin e 50 jubilar të konkursit të BNR-së për këngë të reja bullgare “Pranvera 2019” një prej këngëve të SoulBmoll – “Ta ndalojmë kohën” u radhit ndër finalistët.

Që në fillim të vitit të kaluar grupi mori statujën e Çmimeve Vjetore të “BNR-së Top 20” për një prej singlave më të suksesshëm në klasifikim. Mentori i grupit është Velisllav Stojanov – trombonist virtuoz dhe kompozitor i talentuar, një prej muzikantëve më të shquar dhe më të kërkuar bullgarм. Ai do të jetë gjithashtu dirigjent i koncertit të ardhshëm.
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR
Koncerti i supergrupit “Fondacijata” (Fondacioni), ditëlindja e këngëtarit Kirill Mariçkov dhe Dita e Rokut Bullgar – këto tri ngjarje bashkohen në një më 30 tetor në Sofje. Ky koncert i madh do të bashkojë në një skenë grupet legjendare të rokut..
Si një emër tashmë i njohur në skenën muzikore bullgare, Grafa gjithmonë mbështet artistë të rinj dhe të talentuar. Kënga e tij më e re, “Secili prej nesh”, është një duet me Robi – një këngëtar shumë i njohur nga brezi më i ri i artistëve...