Autoritetet greke kërkuan nga Bullgaria të lëshojë në mënyrë të kontrolluar ujin e liqenit artificial “Ivajllovgrad” për të penguar migrantët ilegal të kalojnë lumin Marica. Televizionet greke “Star” dhe “Antena” transmetuan reportazhe për rritjen e kontrolluar të nivelit të lumit. Me kërkesë të Athinës u hap penda e liqenit artificial Ivajllovgrad. Rritja e ujërave të lumit Marica është me rëndësi strategjike për mbrojtjen e kufirit greko-turk pranë Evrosit. Uji mbyti një urë të cilën emigrantët e shfrytëzuan për hyrje ilegale në Greqi. Kufiri në rajonin e Evrosit ruhet ditë e net bashkë me forca të Agjencisë Evropiane “Fronteks” dhe reparte të specializuara policore qipriote.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..