Për festat që po vijnë – Dita e Dafinave dhe Pashkët, është parashikuar prani të shtuar të policëve në të gjithë vendin, informoi sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme Ivajllo Ivanov në briging të jashtëzakonshëm.
Në Bullgari ka rreth 4 mijë kisha dhe në të gjithë ato do të ketë policë, të cilët do të sigurojnë mbrojtjen e rendit publik. Vazhdojnë të punojnë dhe postblloqet në hyrjet dhe daljet e qyteteve.
Sekretari i përgjithshëm njoftoi se deri tani në vend janë nisur 638 procedura hetimore për mosrespektimin e masave parandaluese të shpallura për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme në vend.
Nën karantinë aktualisht janë 24 mijë veta, të cilat kontrollohen vazhdimisht. 27 nëpunës të MPB-së janë konfirmuar me koronavirus pas analizave PCR. Një prej tyre tashmë është shëruar, ishte shpallur gjatë brigingut.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..