Numri i lajmeve të rreme për epideminë e koronavirusit kohët e fundit përhapen me shpejtësi online. Këtë e theksoi në një apel video drejtuar shtetasve evropianë presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Ajo theksoi, se “vala e informacionit jo të saktë ose dezinformatës po zmadhohet mbi bazën e pasigurisë, shqetësimit dhe informacionit që ndryshohet shpejt”. Për këtë arsye ajo bëri thirrje për bashkëpunim në luftimin e kësaj tendence negative.
“Shqetësohem, se informacioni jo i saktë mund t’u dëmtojë njerëzve. Si shembull mund të marrim thënien se pirja e zbardhuesit e vret virusin, por një akt i tillë mund të vrasë njeriun. Kështu shfrytëzohen frikët e njerëzve për të fituar para duke u shitur sapun të shtrenjtë i cili gjoja e vretmikrobin e koronavirusit. Të gjithë kësaj duhet t’i jepet fund!”
Në internet dhe në rrjetet sociale përhapen një sërë informatash të rreme si ajo se vetëm të moshuarit sëmuren nga koronavirusi, ose se mungon solidaritet evropian për luftimin e krizës. Për të kundërshtuar me sukses numrin e madh të lajmeve të rreme institucionet evropiane filluan të bashkëpunojnë me platforma online të cilat inkurajohen të popullarizojnë burimet e sakta kështu që njerëzit të mos gjejnë në hapësirën online përmbajtjen jo të saktë. Shfrytëzoni për informim media me autoritet të cilat meritojnë besim, bëjnë thirrje nga Komisioni Evropian.
“Mediat sociale duhet të verifikojnë faktet kështu që të hiqen thëniet e rrezikshme. Do të vazhdojmë të kontrollojmë hapat e ndërmarra nga platformat”, thekson presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
I prirë nga dëshira të ndihmojë shtetasit të verifikojnë faktet, Komisioni Evropian hapi një degë speciale në uebsajtin e vet “Luftimi i dezinformatës” https://ec.europa.eu/info/live-work-travel-eu/health/coronavirus-response/fighting-disinformation_bg, ku secili mund të gjejë informacionin dhe faktet për të cilët interesohet.
Ndër burimet e besueshme të informacionit për Covid-19 Komisioni Evropian këshillon të ndiqen këshillat e organeve të mbrojtjes shëndetësore në çdo vend anëtar të BE-së dhe të shfrytëzohet informacioni nga ueb sajtet e organizatave përkatëse evropiane dhe botërore, siç janë ato të Qendrës Evropiane për Profilaktikë dhe Kontroll të Sëmundjeve dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Shtetasit mund të japin kontributin e tyre në luftimin e dezinformatës duke mos përhapur informacion të pa verifikuar, botuar dhe përhapur nga burime të dyshimta. Në kohën e pandemisë globale jeta e shumë njerëzve varet nga informacioni i saktë dhe me kohë.
Unitet. Kjo është një nga fjalët më të shfrytëzuara nga institucionet evropiane kohët e fundit. Bashkitë, regjionet dhe shtetet e veçanta kanë detyrën të sigurojnë shërbim mjekësor dhe të kujdesen për më të dobëtit dhe më të prekurit ndër nesh. Bashkia akademike dhe shkencore, sektori privat, BE dhe institucione të tjera regjionale dhe ndërkombëtare gjithashtu kanë përgjegjësitë dhe funksionet e tyre. Por në fund të fundit efikasiteti i përgjegjës globale kundër pandemisë dhe kundër dezinformatës për Covid-19 kërkojnë besim dhe ndihmë reciproke. Së bashku mund të ndalim këtë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i..
Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..
Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e Agjencisë Ekzekutive të Administratës së Transportit (IAAA), pas rastit të fundit, ndoshta më të..
Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025..
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin..