Me urdhër të Ministrit të Shëndetësisë Kirill Ananiev që nga ora 00:00 e 17 prillit 2020 ndalohet deri në një urdhër të dytë hyrja dhe dalja nga Sofja e të gjitha automjeteve private. Masa është rrjedhojë e largimit në masë të kryeqytetasve në vigjilje të katër ditëve të pushimit me rastin e Pashkëve dhe është e miratuar nga Kryeministri Bojko Borisov. Në një briefing të jashtëzakonshëm në Këshillin e Ministrave shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjen. Vencisllav Mutafçijksi deklaroi se aktualisht Sofja është vatra më e madhe e Covid-19, ndërsa shpërndarja e njerëzve në vend mund ta vështirësojë edhe më shumë situatën.
Ministri i Shëndetësisë saktësoi se do të mund të kalojnë vetëm maunat dhe kamionët të cilët vërtetojnë domosdoshmërinë e udhëtimit të tyre, automjetet me regjim të posaçëm, si dhe ato që transportojnë punonjës mjekësorë dhe persona që kanë nevojë për ndihmë mjekësore.
Për punonjësit që udhëtojnë me veturat e tyre personale aplikohet e ashtuquajtura “dritare kohore” për hyrje dhe dalje nga Sofja – nga 06.00 deri në orën 08.00 dhe nga ora 18.00 deri në orën 20.00 (orë bullgare).
Mbeten në fuqi deklaratat për kalimin përmes pikëkalimeve, por atje tashmë do të plotësohen edhe të dhënat për pronarin e firmës, që të kontrollohet informacioni, kur qëllimi i udhëtimit është “punë”, shpjegoi edhe Ministri i Punëve të Brendshme Mlladen Marinov.Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të konsiderueshme, me reshje të lehta shiu gjatë ditës në vende të veçanta në rajonet lindore dhe malore. Ndërprerje..
Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili ka edhe shtetësi bullgare, u bë i qartë nga një postim i ministrisë izraelite në rrjetin social..
Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e padukshëm të progresit dixhital dhe inteligjencës artificiale. Këtë e deklaroi Zëvendëspresidentja Ilijana..
Viti aktual 2025 është një vit jubilar për Shoqatën Bullgare të Teknologjive të Informacionit, e cila feston solemnisht 30-vjetorin e saj sonte...
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të..
Parlamenti nuk u mblodh më 15 tetor. "Seanca tjetër është nesër, 16 tetor, në orën 9 të mëngjesit", njoftoi Kryetarja Natalija Kisellova. Në përpjekjen e..