Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arti si mjet kundër virusit

Dhuratë muzikore për engjëjt në bluzë të bardha nga kompozitori Viktor Çuçkov

Që nga rasti i parë i Covid-19 vëmendja e shoqërisë është përqendruar në punën e sistemeve shëndetësore në shtetet e ndryshme. Mjekët, infermierët dhe të gjithë nëpunësit mjekësorë të angazhuar në luftën kundër virusit kudo në botë punojnë nën presion të jashtëzakonshëm, duke rrezikuar jetën e vet dhe çdo ditë luftojnë për shpëtimin e pacientëve. Ata në vazhdim të javëve të tëra janë larg familjeve të tyre, kurse numri i të infektuarve ndër ta rrit çdo ditë. Në Bullgari nëpunësit mjekësorë janë 11% prej të gjitha rasteve të koronavirusit dhe kjo do të thotë 147 veta.

Për shkak të vetëmohimit mjekët merituan duartrokitjet e njerëzve në tërë botën dhe shumë dhurime për blerjen e aparaturave jetëshpëtuese. Bullgarët gjithashtu hapën zemrat e tyre dhe u përfshinë në shumë kauza në ndihmë të spitaleve. Përveç me mjetet financiare të mbledhura gjatë koncerteve bamirëse, muzikantët bullgarë ndihmojnë mjekët dhe moralisht me anë të muzikës së vet, duke dërguar mesazhe për forcë dhe besim. Shembulli i radhës për këtë është ai i pianistit, pedagogut dhe kompozitorit të shquar bullgar profesor Viktor Çuçkov. Ai u kushtoi engjëjve në bluzë të bardha një interpretim të vet të pjesës së shquar të kompozitorit Nikolaj Rimski-Korsakov “Fluturimi i Brumbullit” në parafrazën jotradicionale të xhazit të bërë nga polaku Konstantin Vilenski.

„Me muzikën dua të ngjall pak optimizëm, të tregoj admirimin tim për mjekët tanë të jashtëzakonshëm, të cilët rrezikojnë jetën e vet për të na ndihmuar! Dhe për të gjithë ata, të cilët rrinë në shtëpi dhe në këtë mënyrë ndihmojnë mjekët. Le që arti të jetë një mjet kundër virusit dhe të na bëjë më të mirë” – shkruan Çuçkovi në përshkrimin e videos së quajtur “Ndjenja për Bullgarinë. Të fluturojmë...” /Feeling of Bulgaria. Lets fly…/.

Në intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Viktor Çuçkov tha:

„Ideja ishte që të bashkoj melodinë me imazhe dhe tablo nga Bullgaria dhe jo vetëm të tregoj malet, detin dhe bukuritë e natyrës sonë, por të tregoj dhe diçka nga Bullgaria bashkëkohore, diçka që do të frymëzojë, do të provokojë optimizëm dhe besim”. Kështu në video ka dhe skena nga jeta e përditshme e shpejtuar me rrugët, metronë, skenat e koncerteve.

Mjekët kanë një vend të posaçëm në zemrën e pianistit të shquar, sepse ai është lidhur me ta edhe familjarisht edhe profesionalisht (me muzikën, të cilën shkruan për shumë filma për Kryqin e Kuq).

Në familjen time mjekët janë shumë – nëna dhe babai, motra ime, kushërinjtë, xhaxhai si dhe të afërmit e mi nga ana e nënës – gjithsej janë 8, nuk janë pak. Mendoj se muzika dhe mjekësia kanë shumë gjëra të përbashkëta – thotë Çuçkovi.

Përveç nëpërmjet mesazhit të interpretimit dhe  videos pranë tij Viktor Çuçkov iu drejtua mjekëve me thirrjen të vazhdojnë të jenë po aq të përkushtuar. “Në këtë çast mjekët janë jashtëzakonisht të rëndësishëm në të gjithë botën, sepse janë ata që kujdesen për të gjithë ne”.

Për interpretimin e vet profesori Çuçkov thotë se është një shenjë empatie dhe ndjeshmërie”, sepse ne të gjithë kemi nevojë për gëzim, besim dhe pak durim. Çdo një prej muzikantëve që për shkak të pandemisë ka ndërprerë veprimtarinë e vet të lidhur me koncertet ka shumë ide të mira, që do të realizohen në të ardhmen. Ai u drejtua të gjithë atyre, të cilët nuk respektojnë masat kundër epidemisë – të mos jenë të papërgjegjshëm, kështu sa më shpejtë do të dalim nga gjendja e jashtëzakonshme dhe atëherë do të jemi shumë të lumtur. Dhe pastaj le të kthehemi përsëri në sallat e koncerteve, ku muzika do të na bashkojë”.

Përpiloi: Joan Kolev /duke përdorur intervistën e Tatjana Ivanovës, BNR/

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Ti erdhe"

Një takim interesant të folklorit bullgar dhe autorësisë bashkëkohore ofron kënga e këngëtares Radostina Jovkova "Ti erdhe", për realizimin e së cilës ajo ftoi kolegun e saj Boris Iliev. "Ti erdhe" është një kombinim i këngës folklorike të..

botuar më 24-10-07 6.25.PD

Basi i operës Sllavin Peev feston 20 vjetorin në skenë me një koncert në Sofje

Më 5 tetor, në sallën e dhomës "Bullgaria" në Sofje, Sllavin Peev do të festojë dy dekada në skenë me arie të njohura nga klasikët e operës. Së bashku me të para të pranishmëve do të dalë edhe pianistja dhe kompozitorja Bllagovesta Konstantinova...

botuar më 24-10-05 5.55.PD

Kori i Fëmijëve pranë Radios do të konkurrojë për "Trëndafilin e Argjendtë" në finalen e Konkursit Koral të EBU

Kori i Fëmijëve i Radios Komb;tare Bullgare (BNR) është ndër finalistët e konkursit prestigjioz ndërkombëtar për koret joprofesionale “ Le të këndojnë popujt ”, i cili mbahet nën kujdestarinë e Bashkimit Evropian për Radio dhe Televizion (EBU). Në..

botuar më 24-10-04 9.18.PD