Po vazhdon puna mbi projektet e centralit atomik “Belene” dhe “Rryma Ballkanike”, megjithë pandeminë e Covid-19. Këtë e tha Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova në një briefing në Këshillin e Ministrave. Ajo vuri në dukje se realizimi i dy projekteve të mëdha infrastrukturore në fushën e gazit natyror – “Rryma Ballkanike” dhe interkonektori Greqi-Bullgari, po vazhdon duke u respektuar të gjitha masat e sigurisë.
Sa i përket projektit për centralin e dytë atomik bullgar – “Belene”, pesë kompanitë nga lista e shkurtër e kandidatëve kanë firmosur një marrëveshje konfidencialiteti. U është dërguar një Memorandum Informativ me informacion bazë për projektin, që të mund t’i përgatisin ofertat e veta.Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..