Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Epidemia si një sprovë historike dhe si një mundësi

Foto: pixabay

Fjala “epidemos” /nga greqishtja e vjetër/ do të thotë “mbi popullin”, ndërsa “pandemos” – “të gjithë popujt”. Në histori epidemitë dhe pandemitë gjithmonë kanë  rirenditur në mënyrë dramatike shtresat  gjeopolitike. Por gjithmonë ka pasur popuj, të cilët më mirë kanë shfrytëzuar rrethanat në favor të interesave të veta. Ata kanë kaluar dhe kalojnë përmes sprovave të përbashkëta duke mundur të imponohen mbi të tjerët.

Në periudhën e të ashtuquajturës Murtaja e Justinianit në mesin e shekullit të VI-të, Perandoria Romake Lindore (Bizantine) u shpopullua. Historiani nga periudha e antikitetit Prokopi i Çezaresë e përshkroi atë që e ka parë kështu:”...në periudhën e viteve 535-536 ndodhi një çudi e madhe: gjatë gjithë vitit dielli mezi, mezi ndriçonte, si hëna, pa rreze, sikurse kishte humbur forcën e vet dhe pushoi së qeni si më përpara, i pastër dhe me një shkëlqim të ndritshëm dhe të qartë. Qëkurse filloi kjo gjë nuk pushuan luftërat mes njerëzve, as fatkeqësi të tjera të ndryshme, të cilat sillnin me vete vdekjen.”Ftohja pasuese shkaktoi një rënie të mprehtë në bujqësi dhe uri kudo në botë. Rifilluan sulmet e hunëve dhe të sllavëve në jug nga Danubi. Në Perandorinë Qiellore /Kina/ 80% nga popullsia vdiq nga uria.

Në kohën e perandorit Justinian II (685-689, 705-7011) ka një errësim të dytë të diellit, ndoshta për shkak të shpërthimit të vullkaneve. Në vazhdim të një viti janë vërejtur pa ndërprerje dhe Dritat e Veriut. Murtaja e Justinianit vazhdoi në 18 valë deri në vitin 750.  Nga turbullirat u përfituan sllavët dhe bullgarët. Ata vendosen në mënyrë të qëndrueshme në Ballkan. Pritja e fundit të botës në atë kohë është përshkruar në fragmente të ikonave prej qeramike nga Vinica (sot qytet në Maqedoninë e Veriut), ku bullgari dhe sllavi janë pikturuar si dy nga katër kalorësit e Apokalipsit. Perandoria është ndryshuar kaq shumë, saqë që të mund të shpëtojë, ka adoptuar dhe ka filluar të përdorë një pjesë nga legjislacioni i popullsisë së re sllave në rendin e vet juridik dhe ekonomik.

Pas vitit 1347 ndër shkaqet për suksesin marramendës të sulltanëve shumë historianë përmendin murtajën në Evropë. Në rajonet e ndryshme të kontinentit “Vdekja e Zezë” ka prekur mbi gjysmën e popullsisë. Po kjo murtajë erdhi nga Kina në Evropë jo pa ndihmën e pushtuesve mongolë. Por nuk duhet të harrojmë  se çdo një epidemi është armik si për ata të cilët mbrohen, ashtu dhe për pushtuesit. Shkaqet për suksesin e osmanlinjve si pushtues janë të tjerë. Në kohën e sundimit të Justinianit I (527-562) dhe të Justinianit II (685-711) , Perandoria Bizantine duke mbrojtur veten arrinte të absorbonte një pjesë nga pushtuesit. Por, gjatë shekullit të XIV-të tabloja u ndryshua krejt. Bizanti falimentoi, nga perandoria e madhe ka mbetur vetëm hije të shpartalluar. Që të gjithë rreth tij luftonin për copat e trojeve të tij. Që të gjithë ëndërronin të ndërtonin perandori të veta. Më shumë suksese arriti nisma e osmanlinjve. Ata me mjeshtëri më të madhe kopjuan politikat e suksesshme të modelit bizantin për mobilizimin e njerëzve dhe të resurseve në ekspansionin e vet.

Historianët pohojnë se, në Evropën Perëndimore dhe Lindore ka reagime të ndryshme lidhur me murtajën e shekullit të 14. Jo pa ndihmën e trazirave, fshatarët e shpëtuar në Perëndim janë liruar nga tatime dhe detyrime të shumta feudale. Për shkak të mungesës së krahut të punës filluan t’ua paguajnë më mirë punën. Por në Lindje jeta e fshatarëve u bë akoma më e mjerë, me më shumë taksa dhe detyrime.

Sado rrezikuese të jenë analogjitë historike ka disa pasoja të përbashkëta nga pandemitë gjatë të gjitha epokave. Paratë gjithnjë zhvlerësohen mjaft, çmimet rriten deri në gjetjen e një ekuilibri të ri.  Rënia demografike dhe ekonomitë e shkatërruara rritin çmimin e punës së njeriut.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..

botuar më 24-11-11 7.05.PD

Gjetje kurioze arkeologjike në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll

Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..

botuar më 24-11-10 9.55.PD