Pavarësisht nga ndryshimet e shumta të datës, në të cilën është shënuar gjatë viteve, Dita e Trimërisë dhe festa e Ushtrisë Bullgare asnjëherë nuk e humbet madhështinë, solemnitetin dhe dinjitetin e vet. Mirënjohja dhe respekti i bullgarëve ndaj ushtarëve mbeten dhe sot, kurse shkëndijat dhe lotët në sytë e njerëzve gjatë kohës së paradës tradicionale ushtarake më 6 maj, e ripohojnë këtë çdo vit.
Në lidhje me masat kundër epidemisë së COVID 19, tani parada nuk do të zhvillohet. I mbyllur mbetet edhe një objekt tjetër, të cilin banuesit dhe miqtë e Sofjes e vizitojnë me kënaqësi të madhe në këtë ditë festive – Muzeu Kombëtar i Historisë Ushtarake. Ata të cilët kanë dëshirë të përjetojnë çaste nga e kaluara e lavdishme të ushtrisë bullgare, prapë së prapi do të mund ta bëjnë këtë në mënyrë virtuale. Muzeu do ta befasojë publikun e vet me një program të posaçëm në internet, në sajtin: http://www.militarymuseum.bg në gjuhën angleze, si dhe në rrjetin social https://www.facebook.com/NationalMuseumOfMilitaryHistory.
Një nga theksat në të është ekspozita emocionuese, për të cilën na tregon Dejana Kostova – drejtoresha e sektorit “Marketing, marrëdhënie me publikun dhe veprimtaria ndërkombëtare” në muze:
“Tema e parë të cilën e prezantojmë online është “Për Ushtrinë Bullgare – me nder” dhe i kushtohet historisë dhe traditave me të cilat shënohet Festa e Ushtrisë Bullgare. Imazhe të shumta dhe informacion të larmishëm tregojnë për zhvillimin që nga viti 1885 deri në kohën më të re”– sqaron Kostova dhe shton se data e festës është ndryshuar shumë herë gjatë viteve:
“Janë përfshirë një mori fotografish, ku më e hershmja prej tyre paraqet Paradën e fitores në luftën Serbo-Bullgare, përpara katedrales “Shën Mbreti”( sot “Shën e Diela”) në Sofje, në fund të muajit nëntor 1885. Kjo paradë ve fillimin e traditës të festohet më 27 nëntor dita e fitores e Ushtrisë Bullgare në betejat në Slivnica, si një ditë e lavdisë ushtarake. Kjo është një festë, e cila deri në periudhën e Luftës së Parë Botërore festohet paralelisht me 23 prillin (data analogjike e 6 majit sipas kalendarit julian) si një festë, të në cilën festohen lavdia, trimëria dhe fitoret. Tregojmë fotografi dhe nga paradat, të cilat pavarësisht dhe në kushte luftarake, nuk pushojnë dhe në kohën e luftërave në periudhën 1912-1918, si dhe gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore. Shumë kureshtare janë fotografitë dhe nga vitet e 30-të, kur si Ditë e trimërisë dhe të fitoreve, 6 maji tanimë është shpallur për një festë luftarake të ushtrisë dhe realizohen paradat më madhështore. Ekspozita nuk do të ishte e plotë, në qoftë se në të nuk kishte foto nga paradat pas vitit 1993, kur me dekret të Këshillit të Ministrave 6 maji ishte shpallur për Ditën e Trimërisë dhe Festën e Ushtrisë Bullgare, siç e shënojmë dhe sot.
Çdo vit, miq të posaçëm dhe më të dëshiruar të muzeut ushtarak dhe historik janë fëmijët. Për ta është nisma tjetër, e cila zbulon historinë e dekoratës ushtarake “Për trimëri”. Ajo është krijuar me një dekret të veçantë të princit Aleksandër I Batenberg. Në shkelje të vendimit të Kongresit të Berlinit nga vera e vitit 1878, që e ndalon Bullgarinë të ketë çmime të larta nderi shtetërore, çmimi bëhet pjesë e dallimeve shtetërore.
Nuk janë harruar dhe ata, për të cilët më interesantja është ekspozita e jashtme e muzeut, e cila përfshin një sërë makinash ushtarake, të cilat kanë qenë në armatim gjatë viteve. Ata do të kenë mundësi të hedhin një vështrim mbi to nga shtëpitë e veta, në sajë të fotografive në 360 gradë, të cilat do t’i zbulojnë në faqet e muzeut.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto dhe video: @NationalMuseumOfMilitaryHistory
Një tempulli trak nga shekulli III para Krishtit pa analog në vendin tonë mund të shndërrojë 10 hektarë të zonës "Jug" ("Juzhen") të Plovdivit në një park arkeologjik. Vendi ndodhet në bazën e Tumës së Madhe, të cilën një ekip i Muzeut..
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..
Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij,..