Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

53 janë rastet e reja të Covid-19 në Bullgari gjatë 24 orëve të fundit

Foto: BTA

Shtabi Operativ Kombëtar kundër Covid-19 bëri të ditur më 7 maj në mëngjes se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë konfirmuar 53 raste të të infektuarve nga gjithsej 1 163 analizat e zhvilluara. Numri total deri tani i testimeve në vend është 53 000.

19 prej rasteve të reja janë në Sofje, 12 prej të cilave janë në shërbimet sociale. Në Jamboll ka 12 raste të reja, në Pazarxhik – 5, në Pleven – 5, në Pernik – 4, në Burgas – 3, në Bllagoevgrad – 2, në Vraca – 2, në Kjustendill – 1.

Ka akoma një person të infektuar nga personeli mjekësor.

Të shëruarit deri tani janë 384, ose 22%.

Ka akoma dy të vdekur, me të cilët numri total i viktimave shkon në 84, ndërsa vdekshmëria është 4,6%.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..

botuar më 25-11-07 7.35.MD

Parlamenti miratoi ndryshimet për menaxherin special të Lukoil

Asambleja Kombëtare miratoi sot, 7 nëntor, në lexim të parë dhe të dytë, ndryshimet legjislative që zgjerojnë kompetencat e menaxherit special të rafinerisë Lukoil. Tekstet u miratuan me votat e formacioneve të shumicës parlamentare GERB-SDS,..

botuar më 25-11-07 5.46.MD

Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" lundron për në Antarktidë

Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të katërt për në Antarktidë, anija pritet të arrijë në bazën bullgare të Antarktidës në ishullin..

botuar më 25-11-07 3.31.MD