Që nga 18 maji Bullgaria do të fillojë negociatat me Rumaninë, Greqinë dhe Serbinë për kushtet, në të cilat do të organizohen udhëtimet dhe kalimi i pikave të kalimit kufitar, bëri të ditur Ministri i transportit Rosen Zheljazkov. Bisedimet do të zhvillohen nga kryeministrat e vendeve përkatëse.
Zheljazkovi komentoi se më të prekurat nga kriza janë kompanitë e transportit ajror, të cilat organizojnë fluturime çarter, udhëtarët e të cilave janë kryesisht turistë. Prandaj shteti do të bashkëfinancojë fluturimet çartër të avionëve bullgarë me kapacitet mbi 100 ndenjëse. Shteti nuk do të kompensojë humbjet e sektorit, sepse nuk disponon me mjaft mjete. Sipas Zheljazkovit nocioni “low-cost” tashmë nuk do të ekzistojë.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..