Sa e pabesueshme të duket në vitin 2015 Republika e Mozambikut (Afrika Juglindore) emetoi disa pulla postare dhe zarfe postare për koleksionues me imazhet e vëllezërve Kirill dhe Metodi. Shkak për këtë ishte përvjetori i 1200-të i lindjes së Shën Metodiit. Imazhet mbi pullat janë shumë interesante. Ndër ta mund të shihet afreske murale nga Manastiri i Trojanit (Bullgaria Qendrore Veriore), vitrazh nga një kishë në Slloveni, kryq nga Selaniku. Autorët e kësaj serie shfrytëzuan artefakte nga vende të ndryshme sllave dhe nëpërmjet tyre në mënyrë simbolike treguan rrugën e veprës së të dy vëllezërve iluministë, vepër kjo e cila respektohet nga mbarë bota e krishtere.
“Pullat postare nga Mozambiku përbëjnë një bllok nga katër pulla, një pullë të veçantë dhe një zarf koleksionues – shpjegon në nëj intervistë për Radion Kombëtare Bullgare docentja Vesellka Zheljazkova nga Qendra Shkencore e Kirilit dhe Metodiit pranë Akademisë Kombëtare të Shkencave. – Pulla e parë e këtij blloku rikrijon një nga afresket më të njohura me figurat e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodi – nga Manastiri i Trojanit (Bullgaria Qendrore Veriore). Ai është vepër i Zahari Zografit, i cili konsiderohet themelues i pikturimit laik bullgar. Pulla tjetër përbën figurat e të dy iluministëve sllavë mbi një vitrazh i cili mund të shihet në kishën e vjetër “Shën Joan Pagëzori” në qytetin Maribor të Sllovenisë. Pulla e tretë e bllokut ka dy imazhe - kryq përkujtimor për nderë të vëllezërve të shenjtë i cili është në Selanik dhe një fotografi i pllakës përkujtimore nga qyteti Bashka në ishullin Kërk të Kroacisë. Ky monument daton nga fundi i shekullit të XI dhe fillimi i shekullit të XII dhe është një nga monumentet më të vjetra të ruajtura glagolike, nga afro 1100 vjet. Krahas këtij blloku me pulla postare u vu në qarkullim edhe një pullë me vete, në të cilën në vend qendror shihet lapidari i vëllezërve Kirill dhe Metodi ngritur në Çeki në vitin 1931. Në këndin e sipërëm të majtë të pullës është i rikrijuar fresku i njohur nga shekulli i XI “Shën Kirill dhe Shën Metodi në Romë” nga kisha “Shën Klemente”.”
Lidhja midis veprës së mësuesve të parë sllavë dhe shtetit të largët afrikan është letra apostolike e papës Xhon Pali II me të cilën në vitin 1980 ai shpalli Shenjtorët Kirill dhe Metodi bashkëmbrojtës të Evropës. Me këtë akt krijuesit e shkrimit bullgar morën njohje të merituar edhe në botën katolike. Madje afro 24 për qind nga banorët e Mozambikut janë katolikë ata bashkohen me adhuruesit e kujtimit të iluministëve sllavë.
“Mësuesit e parë sllavë janë simbol i bashkimit fetar dhe kulturor jo vetëm në Evropë, por edhe në botë – dëshmi për këtë janë dy seritë e pullave postare me imazhet e tyre të emetuara gjatë viteve nga Vatikani” – shton docentja Zheljazkova.
“Seria e parë është nga viti 1963 për të shënuar përvjetorin e 1100 nga fillimi i misionit apostolik të vëllezërve Kirill dhe Metodi ndër sllavët. Me emetimin e këtyre pullave Vatikani deshi të theksoi edhe pjesëmarrjen e vet në veprën e realizuar në Moravinë e Madhe. Në dy prej pullave figurat e shenjtorëve Kirill dhe Metodi janë të rikrijuara ashtu siç janë ato në afresket e pikturuara në Bazilikën “Shën Klemente” nga Pietro Rasdini në shekullin XVIII. Pulla e tretë e kësaj serie të parë përbën një hartë e Moravisë, Polonisë dhe Hungarisë nga shekulli i XVI. Mbishkrimi mbi të është “Shenjtor Kirill dhe Metodi – apostuj sllavë”. Seria e dytë e Vatikanit përmbahet nga tri pulla postare të cilat u vunë në qarkullim në vitin 1985. Në to theksi vihet mbi përmbajtjen fetare dhe arsimore të veprës së Apostujve Sllavë të bekuar nga Papa Adrian II. Pamja e tyre është mjaftë interesante sepse janë të punuara në një aspekt modern. Përbëjnë vepra prej autori dhe në njërën prej tyre apostulli sllav Shën Metodi është i paraqitur me veshje të kryepeshkopit katolik me kësule tipike katolike dhe skeptër. Interes përbën edhe pulla e tretë nga Vatikani, e cila gjithashtu prezanton vëllezërit e shenjt Kirill dhe Metodij si bashkëmbrojtës i Evropës dhe krahas tyre është Shën Benedikt, i cili u shpall mbrojtës i Evropës që në vitin 1964.”
Redaktor: Gergana Mançeva – nga intervista e gazetares Gavraillova, nga programi “Hristo Botev” i RKB-së
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv docentja Vesellka Zheljazkova
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..