Dy specialistë bullgarë janë pjesë e ekipit të afaristit amerikan Elon Musk, i cili punoi mbi lançimin historik të raketës SpaceX në Hapësirë.
30-vjeçari Kirill Donçev është drejtor për operacionet në tokë gjatë përgatitjes së lançimit të kapsulës “Dragon” dhe prej 10 vjetësh punon në kompani. Ai ka lindur në Bullgari, por që nga mosha shumë e vogël jeton në SHBA, ku ka mbaruar Universitetin e Miçiganit.
25-vjeçari Orlin Velev përgjigjet për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e anijeve të SpaceX dhe prej 3 vjetësh punon për Elon Musk. Ai gjithashtu është rritur në SHBA dhe ka mbaruar universitetin “Georgia Tech”, kurse babai i tij, i cili mban të njëjtin emër – Orlin Velev, është profesor i kimisë në Universitetin e Karolinës së Veriut.
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ju prezantojmë me atë - një grua bullgare me një arsimim, aktivitet social dhe politik mbresëlënës, e cila ndërton jetën e saj midis Evropës dhe SHBA-së për 20 vitet e fundit, dhe vetëm një muaj më parë në Nju Jork ajo u..
Një hartë gjeografike ndihmoi në lindjen e Bullgarisë moderne gjatë Luftës Ruso-Turke të v. 1877-78 Austro-hungarezi Felix Kanitz (1829 – 1904) ishte i pari europianoperëndimor që vizitoi mbi 3200 fshatra dhe qytete bullgare. Përgjatë rrugëve dhe..
Së fundmi, qyteti austriak i Salzburgut i dha nderimin më të lartë në fushën e artit dhe kulturës kompozitores me origjinë bullgare, Aleksandra Karastojanova-Hermentin. Großer Kunstpreis des Landes Salzburg është çmimi i dytë shtetëror që..