I pyetur nëse Bullgaria mund të vendosë veto ndaj negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, ish kryeministri Zoran Zaev dhe lider i Bashkimit Social Demokratik tha në një intervistë televizive se deri tani Bullgaria mund ta kishte bërëkëtë, por nuk e bëri dhe përkundrazi – luftonte për ne.
“Ata luftojnë për ne – Kryeministri Borisov, Ministrja e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva dhe përfaqësuesit e tjerë shtetërorë. Ata donin që Maqedonia e Veriut të bëhej anëtare e NATO-së dhe kjo u bë. Ata dëshirojnë që ne të bëhemi një shtet evropian. Ky është interesi i popullit bullgar dhe kjo nuk pengon zgjidhjen e çështjeve të hapura. Po, kemi një histori të përbashkët dhe duhet ta definojmë atë, në mënyrë që ajo të jetë në favor të të dyja popujve”, shtoi Zaevi.
Ministri i Brendshëm Daniell Mitov zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Sofje, Sh. e Tij Haxhi Bajraktari. U diskutua bashkëpunimi dypalësh në fushën e punëve të brendshme dhe mundësitë për thellimin e tij. Ministri i..
Ministri i Jashtëm i Bullgrisë Georg Georgiev mori pjesë në një deklaratë të përbashkët për median gjatë sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, njoftoi Ministria e Jashtme. Së bashku me Ministrin e Jashtëm ukrainas Andri Sibiha dhe..
74% e rumunëve pajtohen me shërbimin ushtarak vullnetar Afro 3/4 e rumunëve, ose 74.2%, janë dakord me vendosjen e shërbimit ushtarak vullnetar. Këtë e tregon një sondazh i agjencisë sociologjike INSCOP nga fillimi i shtatorit, i kryer me..