Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Do të kërkojmë miksin efektiv mes pranisë fizike në shkollë dhe arsimit elektronik

Ministri Krasimir Vëllçev
Foto: BGNES

Do të përpiqemi t’u sigurojmë nxënësve bullgarë mundësi për mësime vizuale falas në kuadrin e të gjitha programeve mësimore. Këtë e deklaroi në Parlament Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev duke iu përgjigjur pyetjes së një deputetit për politikën e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për arsimin në distancë në Bullgari.

Sipas Ministrit në klasat fillestare arsimi duhet të jetë në shkollë, por për nxënësit e klasave më të larta disa prej veprimtarive mund të jenë në mjedis elektronik. Ai vuri në dukje se platformat elektronike janë një mundësi e mirë për nxënësit të cilët nuk mund të jenë rregullisht në shkollë dhe të përfshihen në arsimin real.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Svetosllav Bençev

Nuk priten tronditje apo rritje çmimesh në tregun e karburanteve

Nuk priten tronditje në tregun e karburanteve në Bullgari, as rritje çmimesh pas sanksioneve të vendosura nga SHBA ndaj kompanive ruse të naftës “Rosneft” dhe “Lukoil”. Këtë e deklaroi për BTA kryetari i Shoqatës Bullgare të Naftës dhe Gazit,..

botuar më 25-10-24 11.08.PD

Kryeministri thirri ministra dhe drejtues të shërbimeve në një takim për çështjen “Lukoil”

Kryeministri Rosen Zheljazkov thërret në orën 11:00 një mbledhje pas vendimit të SHBA-së për të vendosur sanksione ndaj “Rosneft” dhe “Lukoil”. Në takim do t’i paraqiten kryeministrit raporte mbi çështjen nga ministrat e punëve të brendshme, të..

botuar më 25-10-24 9.14.PD

Parashikimi i motit për 24 tetorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë ditës, do të jetë me vranësira dhe do të ketë shi nga perëndimi në lindje. Pas drekës, ato do të..

botuar më 25-10-23 7.40.MD