Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria i bëri thirrje SHBA-së dhe BE-së të bashkojnë përpjekjet për Ballkanin Perëndimor

Foto: BGNES

Ministrat e punëve të jashtme të BE-së, ndër të cilat ishte ministrja bullgare Ekaterina Zaharieva, bashkë me sekretarin shtetëror amerikan Michael Pompeo, ranë dakord të vazhdojnë partneritetin transatlantik, duke bashkëpunuar në luftimin e koronavirusit, dezinformacionit dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët, bëri të ditur MPJ-ja bullgare.

Në konferencën e zhvilluar me lidhje video janë diskutuar marrëdhëniet me Kinën dhe Turqinë, situatën në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë.

Sa i përket çështjes së Ballkanit Perëndimor Ministrja Zaharieva u ka bërë thirrje pjesëmarrësve të bashkojnë përpjekjet e tyre për bashkëpunim në përkrahje të integrimit evropian të gjashtë vendeve të regjionit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 1 korrikun

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 22°. Në Sofje do të jetë 16°. Gjatë ditës, vranësirat nga verilindja do të ulen, por mbi Bullgarinë Juglindore para mesditës dhe pas mesditës mbi shumë rajone të Bullgarisë Jugore do të ketë..

botuar më 25-06-30 7.40.MD

Kontrollet kufitare në kufirin midis Bullgarisë dhe Rumanisë pezullohen në mesnatë

Komisioneri evropian për punët e brendshme dhe migracionin, Magnus Bruner, së bashku me ministrin e brendshëm të Bullgarisë, Daniell Mitov, dhe zëvendësministren greke për migracionin dhe çështjet e azilit, Sevi Voludaki, vizituan pikën kufitare..

botuar më 25-06-30 7.01.MD
Pika kufitare Kullata - Promahon

Rritje me 30% e trafikut në Kullata-Promahon pas anëtarësimit tonë në Shengen

Një milion automjete kaluan që nga fillimi i vitit në pikën kufitare greke Promahon, në kufirin me Bullgarinë (përballë pikës kufitare Kullata), deklaroi për televizionin shtetëror grek ERT kryetari i Bashkimit të Punonjësve të Policisë të prefekturës..

botuar më 25-06-30 5.58.MD