Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bllokuan vatrën e koronavirusit në fshatin Bukovllëk

Foto: BNR, arkiv

Në përputhje me strategjinë për parandalimin e rasteve të reja të Covid-19 nën karantinë të pjesshme po ndodhet fshati Bukovllëk, afër qytetit verior Pleven. Të infektuarit vetëm për 2 ditë janë 24, kurse më 16 qershor janë konfirmuar 4 raste të reja. Në fshat maskat përsëri janë të detyrueshme në të gjitha vendet publike.

Fillon testimi në masë. Kontrolli i lëvizjes së njerëzve nën karantinë është shumë i rreptë pasi ishin konstatuar të infektuar me Covid-19, të cilët shëtisin lirisht në rrugët e fshatit. Bukovllëk ka 4 500 banues dhe ndodhet në 5 kilometra nga qyteti Pleven. Kryetari i baskisë Rosen Rusanov kërkoi ndihmën e xhandarmerisë dhe vendosjen e postblloqeve, pas grindjes mes të infektuarve, të cilët shkelin masat e sigurisë dhe njerëzve të pakënaqur me sjelljen e tyre.

 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e BNB-së

Banka Kombëtare Bullgare bleu 2 tonë ar për adoptimin e euros

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) ka blerë 2053.2 kgar, njoftoi faqja e internetit e BNB-së. Blerja u bë pasi më 8 korrik Këshilli i BE-së miratoi një vendim për futjen e euros në Bullgari që nga 1 janari 2026. Transaksionet u kryen në tregjet..

botuar më 25-10-09 2.11.MD

KE e çon Bullgarinë në gjyq për zbatimin jo të plotë të rregullave të shoferëve të dërguar

Komisioni Evropian ka ngritur padi kundër Bullgarisë në Gjykatën e Bashkimit Evropian, sepse nuk i ka transpozuar plotësishtnë legjislacionin kombëtar rregullat e komunitetit për dërgimin e shoferëve dhe kërkon sanksione financiare. Direktiva..

botuar më 25-10-09 5.05.PD

Parashikimi i motit për 9 tetorin

Të enjten , më 9 tetor, mbi gjysmën lindore të vendit, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme. Në orët e mëngjesit, në shumë vende do të ketë ende reshje shiu, të cilat do të dobësohen dhe do të ndalen gjatë ditës. Në gjysmën perëndimore,..

botuar më 25-10-08 7.30.MD