Dita e Enjos është një prej festave më të dashura në kalendarin popullor. Ajo bie gjithmonë më 24 qershor. Populli beson se forca kuruese e barnave është më e madhe pikërisht këtë ditë. Atëherë është festa e Shën Ivanit Barnabledhësit, quajtur edhe Ivani i Verës, Mesi i Verës. Po këtë datë Kisha Ortodokse Bullgare kremton lindjen e Shën Joan Pagazorit.
Ditën e Enjos përfundon rruga e Diellit nga dimri te vera. Vjen koha,   që ai të nisë rrugën e prapme – nga vera te dimri. Para kësaj ai lahet   në lumenjtë dhe liqenet dhe ulet për të pushuar, prandaj uji Ditën e   Enjos ka një fuqi magjike. Këtë ditë zbatohen  rituale të ndryshme. 
Dikur Ditën e Enjos janë kënduar këngë të destinuara për çdo një moment prej festës. Disa prej këtyre interpretimeve mund t'i dëgjoni në publikimin prej arkivit tonë “U nis Enjo me karrocë për barna”.
Festivali i dytë i fasules me salsiçe premton një festë të paharrueshme të shijes dhe traditave folklorike në fshatin Zhitnica (Bullgaria Jugore). Në livadhet e bukura pranë bazës së kuajve, më 7 shtator mblidhen dashamirës të kuzhinës autentike për të..
Muzeu rajonal etnografik në natyrë "Etër" është krijuar si qendër për studimin e kulturës tradicionale të banorëve të Ballkanit, por sot në këtë vend unik pranë Gabrovo ringjallen zakone dhe tradita nga kalendari bullgar, ndërsa një ekip prej 70..
Në Rodope, kosi është simbol i shëndetit, jetëgjatësisë dhe traditës. Nga data 29 deri më 31 gusht 2025, fshati Momçillovci është mikpritës i Festivali i Kosit – një festë që bashkon kulturën, kuzhinën dhe zakonet e Rodopëve. Ngjarja tre-ditore..