Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga 2 000 veta në ditë gjejnë punë në Bullgari

Foto: BGNES

Kohët e fundit rritet numri i të punësuarve – nga 2 000 veta në ditë gjejnë punë dhe kjo tendencë i ngjan situatës  para koronavirusit, tha Zv.Ministrja e punës dhe politikës sociale Zornica Rusinova.

Kërkimi i kuadrove në ndërtim nuk është pakësuar, shtoi Ivo Ivanov, shefi i sektorit “Analiza” pranë Agjencisë së Punësimit. Kjo është në fuqi dhe për punëtorët e tjerë të kualifikuar në prodhim dhe në bujqësi. Po kërkohen dhe punëtorë pa kualifikim të posaçëm dhe këto janë 1/3 prej vendeve të lira në tregun e punës.

Nga Agjencia e Punësimit pohojnë se po ekziston problem me humbjen e krahut cilësor të punës, sepse shumë njerëz preferojnë të kërkojnë realizim në Evropën Perëndimore, sidomos në sektorët ku pagimi nuk është i lartë. Tregjet e hapura brenda BE-së ndikojnë mbi kërkimin dhe ofrimin, pohon z. Ivanov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zheço Stankov dhe Teresa Ribera

Bullgaria është ambicioze të vërë në funksion njësinë e 7-të në Centralin Atomik “Kozlloduj” në vitin 2035

Sfidat me të cilat përballet sektori i energjisë në Bullgari dhe rajon u diskutuan nga Ministri i Energjisë Zhecho Stankov dhe Zëvendëspresidentja Ekzekutive e Komisionit Evropian për Tranzicion të Pastër, të Drejtë dhe Konkurrues Teresa Ribera,..

botuar më 25-06-20 12.41.MD

Tregu do ta testojë shtetin kur të futet euro, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov

Ende nuk e kemi euron, por informacioni që mund ta kemi frymëzon disa subjekte të tregut, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në hapjen e Diskutimit Kombëtar "Efekti i eurozonës. Përvoja e shteteve anëtare flet". Fushata informative nuk do të jetë e..

botuar më 25-06-20 10.41.PD

Qytetarët bullgarë tani kanë një të drejtë të rregulluar për falimentim personal

Parlamenti miratoi Ligjin e Falimentimit Personal, i cili është një kërkesë e BE-së për pagesën e dytë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë që do të zbatohet. Tekstet parashikojnë që një debitor që nuk arrin të përmbushë detyrimin e tij,..

botuar më 25-06-20 10.27.PD