Vera arkeologjike në Perperikon (Bullgari Jugore) filloi me zbulimin e një kompleksi peshkopal. Objekti daton nga shekujt V-VI dhe ndodhet në shpatën jugore të qytetit guror. Tashmë janë gjetur dhe sendet e para në të, bëri të ditur udhëheqësi i ekspeditës Nikollaj Ovçarov.
Pritet se gjatë muajve të ardhshme Pallati Peshkopal do të zbulohet në tërësi. Deri tani arkeologët kanë gjetur disa pjesë prej ambienteve dhe blloqe të mëdha shkëmbore të ngjashme me ato të rezidencës së dikurshme peshkopale. Sipas Ovçarovit pas përfundimit të punimeve studimore do të kemi një ndërtesë monumentale që do të mund të konkurrohet me struktura të ngjashme në Evropë.
Historia e kishës më të madhe të periudhës së Rilindjes Kombëtare Bullgare – “Fjetja e Shën Mërisë” në qytetin Pazarxhik – është e gjatë dhe interesante. Supozohet se kisha e parë në këtë vend u ndërtua në shekullin XVII. Ajo u shkatërrua disa herë,..
Kisha "Lindja e Krishtit" është një nga kishat më të bukura në fshatin Arbanasi, i cili ndodhet vetëm 5 km larg qytetit Veliko Tërnovo. Ajo është një nga pak kishat e ruajtura nga fundi i shekullit të XVI dhe fillimi i shekullit të XVII në Bullgari...
Komuniteti bullgar në Kosovë është pak i njohur për opinionin publik në vendin tonë sot. Dritë mbi proceset historike që kanë ndikuar në këtë diasporë bullgare hedh botimi më i fundit i zgjeruar i librit "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe..