Në moshën 73 vjeçe vdiq poetesha Mirjana Basheva, e njohur ndër adhuruesit e saj si “Poetesha e butësisë kozmike”.
Këngët me vjershat e saj në interpretim të grupeve të njohura bullgare të muzikës pop janë të dashura të shumë bullgarëve. Veprat e saj janë përkthyer në gjuhët kryesore evropiane. Ka vjersha të përfshira në antologjinë “Argjila dhe ylli – poetë bashkëkohorë bullgarë”, e cila u botua në SHBA në vitit 1992 me ndihmën e poetit dhe përkthyesit bullgar Georgi Balev.
“Humbëm një krijues një poeteshë, gazetare, publiciste shumë të talentuar, e cila lëri një gjurmë të thellë me krijimtarinë e vet, tha për BTA-në Dimitër Hristov – anëtar i Këshillit Drejtues të Lidhjes së Shkrimtarëve.Ekspozita “Mesazhi Bullgar nga Basarabia” e piktorëve Ivan Shishman dhe Zllata Shishman do të hapet më 29 tetor – Ditën e Bullgarëve të Basarabisë, në hollin prej mermeri të Kuvendit Popullor në Sofje, njoftoi BTA. Ngjarja organizohet me iniciativën e..
Në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Letrare Mbarëkombëtare “At’ Gjergj Fishta”. Ky edicion i çmimeve, tashmë me pesë vite traditë, vlerëson veprat më të spikatura të letërsisë shqipe në një hapësirë..
Ylli i skenës bullgare, Silvija Tomova, ka përfunduar Akademinë Shtetërore të Baletit “A. J. Vaganova” në Shën Petersburg. Karriera e saj është e lidhur me Operën dhe Baletin Kombëtar, ku si primabalerinë ka interpretuar mbi 90 role në tituj klasikë..
Në ekspozitën e tij të re, Nikollaj Buzov ndjek parimet e artit kaligrafik, duke paraqitur një harmoni simbolesh dhe shenjash abstrakte. Kanavacat..