Ditën e shtatë të protestave kundër qeverisë protestuesit mblidhen para Presidencës. Kërkesat mbeten të njëjtat –dorëheqja e qeverisë dhe e kryeprokurorit.
Kordon policor gjendet para godinës së Këshillit të Ministrave.
Ende nuk është e qartë nëse qytetarët do të protestojnë edhe nëpër rrugët kryesore të Sofjes deri në Orllov Most.
Ditët e kaluara mijëra bullgarë dolën për të protestuar në Sofje dhe në qytete të tjera të vendit.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..