Në “Trekëndëshin e Pushtetit” midis Presidencës, Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit Popullor në Sofje filloi edicioni i nëntë i protestës me moton “Le ta mbrojmë demokracinë”. Kërkesat e demonstruesve për dorëheqje të kabinetit “Borisov-3” si dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev mbeten të pandryshuara. Tani për tani protesta po zhvillohet qetë, pa tension me prani të rritur të policëve. Para godinës së Dhomës së Gjykatës gjithashtu ka protestues që kërkojnë dorëheqjen e Kryeprokurorit.
Krahas këtyre protestave para Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) gazetarë dhe figura publike ngulin këmbë për dorëheqjen е drejtorit të televizionit Emill Koshllukov, duke e akuzuar për mungesë profesionalizmi në drejtimin e medias.“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..