Në “Trekëndëshin e Pushtetit” midis Presidencës, Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit Popullor në Sofje filloi edicioni i nëntë i protestës me moton “Le ta mbrojmë demokracinë”. Kërkesat e demonstruesve për dorëheqje të kabinetit “Borisov-3” si dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev mbeten të pandryshuara. Tani për tani protesta po zhvillohet qetë, pa tension me prani të rritur të policëve. Para godinës së Dhomës së Gjykatës gjithashtu ka protestues që kërkojnë dorëheqjen e Kryeprokurorit.
Krahas këtyre protestave para Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) gazetarë dhe figura publike ngulin këmbë për dorëheqjen е drejtorit të televizionit Emill Koshllukov, duke e akuzuar për mungesë profesionalizmi në drejtimin e medias.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..