Në “Trekëndëshin e Pushtetit” midis Presidencës, Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit Popullor në Sofje filloi edicioni i nëntë i protestës me moton “Le ta mbrojmë demokracinë”. Kërkesat e demonstruesve për dorëheqje të kabinetit “Borisov-3” si dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev mbeten të pandryshuara. Tani për tani protesta po zhvillohet qetë, pa tension me prani të rritur të policëve. Para godinës së Dhomës së Gjykatës gjithashtu ka protestues që kërkojnë dorëheqjen e Kryeprokurorit.
Krahas këtyre protestave para Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) gazetarë dhe figura publike ngulin këmbë për dorëheqjen е drejtorit të televizionit Emill Koshllukov, duke e akuzuar për mungesë profesionalizmi në drejtimin e medias.Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..