I lindur gjatë shekullit të 10 para Krishtit, pasardhës i Aaronit, ai ka qenë “i përmbajtur në ushqim, i thjesht dhe modest në veshje dhe i rreptë për veten dhe të tjerët”. Jeta e tij është e përmbushur me mrekullira të shumta, të cilat kanë filluar akoma që në një moshë të herët. Një legjendë tregon se babi i tij ka pasur një vizion, në të cilin burra dashamirës kanë biseduar me fëmijën Ilia, e kanë mbështjellë me pelena me zjarr dhe i kanë dhënë gji dhe ushqim me flakë. Priftërinjtë e kanë shpjeguar vizionin në këtë mënyrë: “Hiri i Zotit do të pushojë mbi fëmijën, fjala e tij do të jetë si zjarr, e fortë dhe vepruese; kurse jeta e tij - e pëlqyeshme nga Zoti..Emri Ilia do të thotë “kala e Zotit”.
Ai ka luftuar kundër idhujtarisë vrasjes dhe therjes së profetëve, gjë në të cilën më të tmerrshëm kanë qenë mbreti Ahav dhe gruaja e tij, profeti ka shkuar tek mbreti dhe i ka thënë: ”Për shkak të mëkateve të tua që sot nuk do të ketë shi, as vesë, derisa të mos e lus Zotin për këtë!” Dhe “e ka mbyllur” qiellin për 3 vjet e 6 muaj. Ahav ka dashur ta vrasë Ilian, por Zoti i ka thënë të fshihet pranë një burimi, në afërsi të lumit Jordan dhe ka dërguar sorra të cilat t’i shpien ushqim.
Mrekullia e fundit në jetën e Shën profetit Ilia është ikja e tij nga kjo botë - i vetmi mes të zgjedhurve të Zotit. Kur ka ardhur dita, ai ka qenë me nxënësin e vet Shën profeti Elisej. Është paraqitur një qerre e zjarrtë, e drejtuar prej kuajve të zjarrtë, në të cilën predikuesi i shenjtë është i futur dhe në këtë mënyrë ai ngjitet në qiell.
Festa popullore Ilinden është e lidhur me përfytyrimin se shenjtori është zot i bubullimave të verës dhe të etheve”. Me cilat hyjni pagane e kanë lidhur dikur, çfarë besimesh dhe legjenda ruan folklori bullgar për shenjtorin, mund të mësoni KËTU:
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNESArkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..
Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..