Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ulje e numrit të turistëve bullgarë në Greqi dhe të turistëve evropianë në Bullgari

Foto: BGNES

Për shkak të PCR testeve për kalimin e kufirit rreth gjysmë mln bullgarë kanë hequr dorë për të pushuar në Greqi. Gazeta “Telegraf” citon udhëheqësin e Institutit për Analiza dhe Vlerësime në turizëm Rumen Draganov, se çdo vit që nga muaji maj deri në tetor rreth 670 000 bullgarë shkojnë për të pushuar në detin e Greqisë. Mirëpo, sivjet pritet që ata të jenë vetëm 150 000.

Mbi 80% do jetë ulja e turistëve të huaj këtë verë në bregdetin bullgar, parashikon edhe gazeta “Sega”, duke u mbështetur tek ulja drastike e numrit të fluturimeve charter nga Evropa deri në Varna dhe Burgas.

Për shkak të pandemisë edhe gjatë gjysmës së dytë të muajit korrik një pjesë e madhe e hoteleve në vendpushimet detare janë mbyllur dhe po punon vetëm 30% e personelit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 14 tetorin

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të mbeten kryesisht të konsiderueshme, me reshje të lehta shiu gjatë ditës në vende të veçanta në rajonet lindore dhe malore. Ndërprerje..

botuar më 25-10-13 7.30.MD
Matan Angrest

Një shtetas bullgar është midis pengjeve të liruara në Gaza

Midis njëzet pengjeve të gjallë izraelitë të mbajtur deri më tani nga lëvizja islamiste palestineze Hamas në Rripin e Gazës, është Matan Angrest, i cili ka edhe shtetësi bullgare, u bë i qartë nga një postim i ministrisë izraelite në rrjetin social..

botuar më 25-10-13 4.41.MD

Zëvendëspresidentja Ilijana Jotova është për vizitë në Kinë

Le ta shndërrojmë inovacionin në një aleat, jo në një pengesë të re për të drejtat e njeriut. Nuk mund të lejojmë që gratë të paguajnë çmimin e padukshëm të progresit dixhital dhe inteligjencës artificiale. Këtë e deklaroi Zëvendëspresidentja Ilijana..

botuar më 25-10-13 3.31.MD