Krijues të rinj nga shkolla artistike “Mjeshtërit e rinj” në Kjustendill (Bullgari Jugperëndimore) do të shndërrojnë një vend të braktisur në një galeri nën qiell, informoi BTA. “Kështu në qytet do të kemi përveç galerisë me pikturat e Vlladimir Dimitrov-Mjeshtërit edhe një ekspozitë në të hapur, por me artin e shekullit të XX – grafitti”, tha pedagogu i tyre Evgeni Serafimov.
Urban-projekti i ri parashikon krijimin e një pikture të madhe në mur të stilit të artistit me famë botërore Banksy, si kompliment ndaj krijimtarisë së tij. “Mendojmë se ky është një fillim i ri për Kjustendilin dhe kemi shumë ide në këtë drejtim”, shtoi pedagogu.Nga data 4 deri më 12 korrik, në qytetin çek Karlovy Vary do të mbahet edicioni i 59-të i festivalit ndërkombëtar të filmit. 9 nga gjithsej 11 titujt në garën për çmimin “Globusi i Kristaltë” janë premiera botërore. Vendi ynë përfaqësohet atje me dy..
Një nga titujt, që do të jetë pjesë e repertorit të Teatrit Popullor gjatë vitit 2026, tashmë është i njohur. Kjo është shfaqja “Fizika e trishtimit” , të cilën regjisori slloven Jernej Lorenci do ta vërë në skenën teatrore. Kjo nuk është puna e tij e..
Për të dhjetin vit radhazi, festivali "Përditshmëria e Tërnovgradit Mesjetar" do të mbledhë nga 6 deri më 8 qershor pjesëmarrës nga vende të ndryshme të Evropës, për të rikrijuar ngjarjet historike dhe jetën e përditshme të qytetit ashtu siç kanë qenë..
"Koncerte klasike bullgare – Los Anxhelos" është një organizatë e re për paraqitjen dhe promovimin e muzikës klasike bullgare në një kontekst global...
Festivali Veror i Operës "Skena e Shekujve" në Veliko Tërnovo (Bullgaria Veriore) feston 40 vjetorin e krijimit të tij me një program të pasur...