Qendra turistike Pamporovo organizon më 1 gusht një kalim turistik nëpër rrugën e re malore deri në majën e dytë për nga lartësia në rajonin e vendpushimit - Murgavec (1859 metra) dhe Parkun Aventuresk “Jazovira”. Ngjarja është pjesë e iniciativës së kompleksit kulturor “Lëviz, merr frymë, trego!” qëllimi i së cilës është t’i motivojë turistët të kalojnë në mënyrë aktive më shumë kohë mes natyrës. Kalimi deri në majë është me një ngarkesë të lehtë fizike dhe është pjesë nga propozimet javore të qendrës turistike, për të cilat propozohen 15% pakësim nga çmimi. Në dispozicion të miqve të Pamporovos është dhe parku për biçikleta me 10 lloje të ndryshme të traseve.
Paketat all inclusive në kompleksin turistik Sllënçev Brjag po bien ndjeshëm me 30 deri në 50%. Kompleksi ka raportuar një rritje prej 6 deri në 8 për qind të turistëve këtë sezon. Sipas kryetares së Shoqatës së Biznesit Turistik në Bullgari..
Nëse ju jepet rasti, mos e lini pa vizituar këtë vend mistik në Rodopet Perëndimore, në rrugën nga Goce Dellçev në drejtim të qyteteve Satovça dhe Dospat, i njohur me emrin "Gradishte" . Më pak se dy kilometra pas fshatit Dollno Drjanovo, në..
Duke ndjekur hapat e Alekos dhe ekspeditës së tij legjendare deri në Çerni Vrëh – kështu qindra dashamirës të malit do të festojnë 130 vjetorin e ekskursionit të parë të organizuar turistik në vendin tonë. Festimet jubilare filluan me një program në..