Ka të ngjarë që të ketë krizë politike para zgjedhjeve të rregullta parlamentare gjatë pranverës së vitit 2021. Një prognozë të tillë bëri para BNR-së Ivan Kostov – Ish-Kryeministër i Bullgarisë në periudhën 1997-2001.
Sipas tij “kjo krizë do të ndodhë në rast gërshetimi të krizës shëndetësore dhe pamundësisë së spitaleve për të pranuar pacientë në gjende të rëndë shëndetësore, nga njëra anë, dhe krizës ekonomike dhe nivelit jashtëzakonisht të ulët të besimit ndaj pushtetarëve, nga ana tjetër.”
Një qeveri teknike do të ishte në një gjendje më të leverdishme, sepse pritjet ndaj saj do të ishin më të ulëta. Detyra e qeverisë teknike duhet të jetë zhvillimi me kohë i zgjedhjeve të ndershme dhe jo përballimi i krizës shëndetësore dhe ekonomike pa parlament prapa tyre, është i mendimit Ivan Kostov.Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..