Ka të ngjarë që të ketë krizë politike para zgjedhjeve të rregullta parlamentare gjatë pranverës së vitit 2021. Një prognozë të tillë bëri para BNR-së Ivan Kostov – Ish-Kryeministër i Bullgarisë në periudhën 1997-2001.
Sipas tij “kjo krizë do të ndodhë në rast gërshetimi të krizës shëndetësore dhe pamundësisë së spitaleve për të pranuar pacientë në gjende të rëndë shëndetësore, nga njëra anë, dhe krizës ekonomike dhe nivelit jashtëzakonisht të ulët të besimit ndaj pushtetarëve, nga ana tjetër.”
Një qeveri teknike do të ishte në një gjendje më të leverdishme, sepse pritjet ndaj saj do të ishin më të ulëta. Detyra e qeverisë teknike duhet të jetë zhvillimi me kohë i zgjedhjeve të ndershme dhe jo përballimi i krizës shëndetësore dhe ekonomike pa parlament prapa tyre, është i mendimit Ivan Kostov.Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..